Debatoi për biznesin në Kuvend, reagon sërish Shehaj: Sulm i pastër politik! Përmes dhunës së policisë, qeveria do të më mbyllë gojën

Debatoi për biznesin në Kuvend, reagon sërish Shehaj: Sulm i pastër politik! Përmes dhunës së policisë, qeveria do të më mbyllë gojën

Biznesi i Agron Shehajt, postimi i tij në Facebook

1666283442_3122486646599014588406164886412882970034331n.jpg

Biznesi i Agron Shehaj 

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj përmes një statusi në Facebook ka vijuar me denoncimin e tij që e nisi në Parlament. Fjala e tij në foltore u pasua me një sërë debatesh e akuzash nga nënkryetarja e Kuvendit, Felaj dhe Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Balla të cilët i thanë se nuk duhet të përdorë seancën plenare për të reklamuar bizneset e tij. Nga vendi, Shehaj iu kundërpërgjigj kësaj akzuze me tonë të ashpra duke e cilësuar Parlamentin në biznesin personal të mazhorancës të cilin e përdorin si burim fitimi për të ardhurat e tyre.

Përmes një statusi në Facebook, deputeti ka publikuar disa foto ku duket se biznesi i tij është rrethuar me shirtët e policisë ndërsa shkruan se po thotë të vërtetën sepse këtë duan shqiptarët.

Në mbrojtje të tij, u bashkuan Salianji dhe Spaho ndërsa Balla shtoi se Shehaj ka thyer rregulloren dhe kodin e sjellës dhe se Felaj duhet të merrte masa për këtë veprim të tijin.

‘Pasi denoncova në Kuvend shpalljen investor strategjik me mashtrim dhe me firmë të Edi Ramës të ministres së Jashtme Olta Xhacka.

Pasi denoncova ortakërinë midis kompanisë përfituese të tenterave të dhëna nga Daminan Gjiknuri dhe kushëririt të tij dhe shpalljen e tyre investitorë strategjikë po nga Edi Rama, Kryeministri reagoi në mënyrën më brutale të mundshme; dërgoi policinë e tij të më bllokonin biznesin, me qëllim që unë të hesht.

Ky është një sulm i pastër politik sepse thjeshtë kam thënë të vërtetën për aferat korruptive të kryera më firmën e tij.

Kjo është kompania ime “Ëe Ëeb Developers” ku rreth 200 të rinj punojnë në fushën digjitale dhe të programimit.

Rama dërgoi policinë në ambjentet me qera të kompanisë dhe ka nxjerrë jashtë me forcë punonjësit, dhe ka bllokuar aksesin.

Policia nuk ka dorëzuar asnjë dokument apo akt në lidhje me bllokimin në shkelje flagrante të ligjit. Kërkesave zyrtare për t’u njohur me arsyet e bllokimit, gjithashtu nuk iu janë përgjigjur.

Pas ankesës në Prokurori, jemi njoftuar zyrtarisht se Prokuroria nuk ka urdhëruar asnjë sekuestro dhe se në Prokurori nuk është referuar nga Policia asnjë akt që lidhet me sekuestro.

Kompania ka kërkuar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë pezullimin e këtyre veprimeve arbitrate të Policisë së Shtetit, dhe kemi paraqitur në SPAK kallëzim penal për drejtuesit e Policisë së Shtetit për shpërdorim detyre.

Përmes dhunë së Policisë, qeveria kërkon të më mbyllë gojën.

Nxjerrja e punonjësve jashtë me polici dhe dhunimi i paligjshëm i ambienteve ishte e vetmja gjë që Edi Rama mund të bënte ndaj meje, dhe atë bëri.

Nuk pres dhe nuk ju kërkoj që këta të tërhiqen.

Të drejtën do ta kërkoj në Prokurori, në SPAK, në Gjykatë, në Shqipëri ose në Strasburg.

Ju garantoj se do i shkoj deri në fund.

Por për një gjë të jenë të sigurt, unë nuk tërhiqem.

Sepse nuk kam asgjë për të fshehur,

sepse nuk jam në shitje,

sepse them thjeshtë të vërtetën,

sepse këtë duan shqiptarët.’- shkruan Shehaj.


Lajmi kryesor:

Shehaj në Kuvend: Më keni mbyllur biznesin për presion politik! Rama i përgjigjet: E kishe në një ndërtesë pa leje, u bllokua nga IKMT


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar