Foto: Tedi Blushi
Me presidentin në qelitë e burgut 313, sulmin dhe kërcënimet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, një nga tre prokurorët që po hetojnë Ilir Metën i arrestuar prej 21 tetorit 2024, e vijon sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Tedi Blushi.
Blushi sulmon dhe analistët të cilët kanë aluduar për një gjëndje shëndetësore jo të mirë për Ilir Metën.
“ Mos lexoni këta debilat që shkruajnë lart e poshtë kanë marrë mision të mbrojnë këtë rrëmbim terrorist dhe arresimin politik.
Jemi në kontakt përditë, çdo çast me të. Asnjë shqetësim nuk duhet të ketë për gjëndjen e tij shëndetësore. Zero. Është në gjëndje të shkëlqyer shëndetësore. Më i fortë dhe më i freskët se kurrë. Në gjëndje të shkëlqyer. Ndaj nëse Zotit Meta po i ndodh dicka e papritur përgjegjësia personale bie tek Rama. Ilir Meta është president i Partisë së Lirisë dhe ka mbështetjen e të gjithë strukturave. Mos lexoni këta debilat që shkruajnë lart e poshtë. Kanë marrë përsipër njëmision që as deputetët e Rilindjes nuk e marrin dot përsipër. Të jini të qetë"
Më tej Blushi tha se aksioni politik do të vijojë edhe më i fortë.
“Kemi shumëfishuar aksionin politik për tu përballur dhëmb për dhëmb dhëmb me çdo çmim me këtë regjim. Edhe me jetën tonë. Të gjithë anëtarët. Falenderoj mijëra anëtarë të Partisë së Lirisë që me të gjithë komunikimet që kemi pasur me strukturat janë gati në alert për tu përballur dhëmb për dhëmb dhe me jetën e tyre në këtë regjim një betejë që nuk ka kthim pas”
Lajmi kryesor:
Meta në burg, Blushi si kryetari me gjuhë të turpshme kërcënon kreun e SPAK: Dum Dumani, qen, vrasës me pagesë! Iliri e çmontoi nga brinjët, e detyroi të braktisë sallën
S.G/A.A/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2087
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën
24 Janar, 21:37
-
Divorci Meta - Kryemadhi/ Gjykata e Tiranës cakton seancën e parë më 21 shkurt
23 Janar, 10:31
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Duke bërë ecje e pirë cigare, Report Tv sjell VIDEO-n e Ilir Metës në ajrim te burgu 313
20 Janar, 20:07
-
Në hetim për CEZ/DIA dhe lobimin në SHBA, Monika Kryemadhi dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë për masën 'Detyrim paraqitje' të vendosur nga GJKKO
20 Janar, 15:01
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
PL: Bujqësia është kthyer në sektor inekzistent
19 Janar, 13:37
-
Mero Baze: Lista e përbashkët e opozitës së re, si shenjë serioziteti opozitar
19 Janar, 07:07
-
Namir Lapardhaja: Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit politikë?
18 Janar, 20:46
-
Protestuan para bashkisë së Tiranës, policia nis hetimet për Adriana Kalanë, Balliun, Blushin e Telitin
18 Janar, 10:09
-
Manipulime në zgjedhjet në degën nr.2 në PD, Çollaku: Shqetësim edhe për procesin e primareve! Meta s’mund të jetë në listën tonë, është i majtë
17 Janar, 16:06