Tirane- Me presidentin në qelitë e burgut 313, sulmin dhe kërcënimet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, një nga tre prokurorët që po hetojnë Ilir Metën i arrestuar prej 21 tetorit 2024, e vijon sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Tedi Blushi.

Me të njëjtin gjuhë të ashpër, të turpshme, fjalor ofendues që Ilir Meta përdori ditën e djeshme në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë në GJKKO doli sot në një konferencë për median Tedi Blushi.

“Në sallën e gjyqit politik Meta e ka çmontuar nga brinjët dum dumanin dhe akuzën politike të ngritur ndaj tij, duke detyruar dhe këtë qen sulmi dhe vrasës me pagesë të Edi Ramës kundër opozitës të braktiste sallën e gjyqit.  Meta është i arrestuar politik, vetëm për shkak të qëndrimeve të tij shumë të drejta e të qarta, institucionale politike“

Arrestimi i Metës thotë se është bazuar mbi akuzë false e montuar dhe e stisur’ ndërsa akuzon Dumanin se po vepron në koordinim me Ramën.


“Meta, është i arrestuar politik. Vetëm për shkak të qëndrimeve të tij shumë të drejta e të qarta. institucionale politike. Zari i tij në krye të SPAK terroristi Altin Dumani nuk guxon t’ia përmende emrin Edi Ramës, lë ta marrë në pyetje.  Dosje e sajuar dhe totalisht farse” tha Blushi sot në konferencë.

Sulmoi dhe gjyqtarin e GJKKO-së Erjon Çela që I la në ‘arrest me burg’ kryetarin e tij

“Vendim politik i kamikazëve të Ramës është qartësisht diktuar nga mafia dhe urdhëruar personalisht nga Edi Rama”  tha Blushi

A është I sigurtë se Meta nuk ka konsumuar veprat penale?

“Asnjë fije floku nuk e ndotin dot Ilir Metën me akuzat e montuara nga Edi Rama. Zero. Dini që Ilir Meta ka pasur ndonjëherë 70 deputetë për periudhën të cilën flitet, por do ti bëjë shumë shpjet 70 deputetë. Zero lidhje akuzë re montuar politike, nuk ka asnjë provë që e implikon atë personalisht”tha Blushi

  Edhe gjuha e kërcënimit është e njëjtë madje dhe shkon më tej.

“Fundi i Altin Dumanit do të jetë më i zi se i Katicës në Maqedoni. Maqedonasit e hodhën në Vardar. Më të zi do ta kenë fundin” tha Blushi.

Ai i referohet historisë së ish-kryeprokurores speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva dënuar në 2020 me 7 vjet burgim, lidhur me akuzat për përfshirje në rastin e njohur “Reketi”, të marrjes ryshfet të 1.5 milion euro nga një biznesmen për t’i mundësuar atij lehtësira në një proces gjyqësor që po zhvillohej kundër tij.

Ilir Meta po hetohet nga SPAK nën masën e sigurisë 'arrest me burg' për tre akuza korrupsion pasiv, pastrim parash, dhe fshehje pasurie. Në hetim në masë sigurie më të butë janë dhe Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Metës, babai i deputetes Erisa Xhixho, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku bashkëpunëtore e çiftit Meta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:14
'Debila, Meta më i freskët se kurrë!' Blushi shuan aludimet për gjendjen shëndetësore të kryetarit në burg! Strukturat në alert për t'u përballur dhëmb për dhëmb


 

Foto: Tedi Blushi

Me presidentin në qelitë e burgut 313, sulmin dhe kërcënimet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, një nga tre prokurorët që po hetojnë Ilir Metën i arrestuar prej 21 tetorit 2024, e vijon sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Tedi Blushi.

Blushi sulmon dhe analistët të cilët kanë aluduar për një gjëndje shëndetësore jo të mirë për Ilir Metën.

“ Mos lexoni këta debilat që shkruajnë lart e poshtë kanë marrë mision të mbrojnë këtë rrëmbim terrorist dhe arresimin politik. 
Jemi në kontakt përditë, çdo çast me të. Asnjë shqetësim nuk duhet të ketë për gjëndjen e tij shëndetësore. Zero. Është në gjëndje të shkëlqyer shëndetësore. Më i fortë dhe më i freskët se kurrë. Në gjëndje të shkëlqyer. Ndaj nëse Zotit Meta po i ndodh dicka e papritur përgjegjësia personale bie tek Rama. Ilir Meta është president i Partisë së Lirisë dhe ka mbështetjen e të gjithë strukturave. Mos lexoni këta debilat që shkruajnë lart  e poshtë. Kanë marrë përsipër njëmision që as deputetët e Rilindjes nuk e marrin dot përsipër. Të jini të qetë"

Më tej Blushi tha se aksioni politik do të vijojë edhe më i fortë.

“Kemi shumëfishuar aksionin politik për tu përballur dhëmb për dhëmb dhëmb me çdo çmim me këtë regjim. Edhe me jetën tonë. Të gjithë anëtarët. Falenderoj mijëra anëtarë të Partisë së Lirisë që me të gjithë komunikimet që kemi pasur me strukturat janë gati në alert për tu përballur dhëmb për dhëmb dhe me jetën e tyre në këtë regjim një betejë që nuk ka kthim pas”