Dëbimi i diplomatëve nga Shqipëria/ Liderja e opozitës iraniane: Vendim i guximshëm

Dëbimi i diplomatëve nga Shqipëria/ Liderja e opozitës iraniane: Vendim i guximshëm

Maryam Rajavi

Liderja e opozitës iraniane (MEK) Maryam Rajavi ka përshëndetur vendimin e qeverisë shqiptare për të dëbuar nga Tirana dy diplomatë iranianë. Rajavi e vlerëson si masë të guximshme dhe të admirueshme.

Dëbimi nga qeveria e Shqipërisë e dy diplomatëve të regjimit iranian është një masë e guximshme dhe e admirueshme në luftën kundër terrorizmit dhe sigurimin e sigurisë së njerëzve të Shqipërisë dhe refugjatëve iranianë“, shkruan ajo në Twitter.

Shqipëria dëboi dy diplomatë iranianë në ambasadën në vendin tonë, duke i shpallur persona të padëshirueshëm. Sipas lajmit që ka bërë publik ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, diplomatët kanë vepruar "në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike".

Mohamed Peimanemati i dëbuar është këshilltar i tretë i ambasadës së Iranit në Tiranë, ndërsa Seyed Ahmad Hosseini, atashe kulturor i Iranit në Shqipëri. Në Shqipëri janë strehuar mbi 3 mijë muxhahedinë iranianë (opozita), që janë shpallur terroristë nga regjimi i Teheranit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqip: 15/01/2020 23:42

    Shume jena tu e kru po ta pa na e kruajne nje dite e ta po na djeg.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen