Dyshime se mund të thyenin urdhrin e dëbimit! Anti-Terrori përcjell në Rinas dy diplomatët iranianë

TIRANE-Dy diplomatët iranianë të shpallur 'non grata' të padëshiruar nga qeveria shqiptare, mbrëmjen e sotme në limitet e afatit të vendosur (72 orë) janë larguar përmes aeroportit të Rinasit në drejtim të Turqisë. Diplomatët e dëbuar janë Mohamed Peimanemati, që ishte këshilltar i tretë i Ambasadës së Iranit në Tiranë dhe Seyed Ahmad Hosseini, atashe kulturor i Iranit në Shqipëri.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se struktura e Antiterrorit në policinë e shtetit ka ndjekur të gjithë procedurën deri në ngritjen e avionit me dy iranianët brenda, pasi sipas informacioneve nga shërbimet partnere, dy diplomatët që u dënuan mund të mos respektonin urdhrin e dëbimit.

Nga hetimet e shërbimit informativ shqiptar dhe Antiterrorit rezultoi se dy iranianët edhe pse me status diplomati kryenin veprimtari agjenturore duke ngritur grupe pune për të marrë informacione sekrete duke shkelur lignin. Vendimi u mor nga qeveria shqiptare tre ditë më parë, ndërsa u përshëndet edhe nga SHBA-ja. 

Në dhjetor të vitit 2018, Shqipëria dëboi ambasadorin e Iranit në vendin tonë, Gholamhossein Mohammadnia, për cenim të sigurisë kombëtare. Po ashtu u dëbua dhe u shpall "non grata" edhe një diplomat tjetër i ambasadës iraniane, Mostafa Roudaki.

Ish-ambasadori akuzohej edhe nga muxhahedinët (anëtarë të opozitës iraniane) që jetojnë në vendin tonë, si agjent i shërbimeve sekrete iraniane duke ngritur vazhdimisht shqetësimin se jeta e tyre ishte në rrezik nga veprimtaria agjenturore e Iranit në Shqipëri. Në Shqipëri janë strehuar mbi 3 mijë muxhahedinë iranianë (opozita), që janë shpallur terroristë nga regjimi i Teheranit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave