Bledar Ibrahimi është një 25 vjeçar i lindur në Elbasan i cili është dëbuar nga Italia me akuzën se përhapte ide ekstremiste në rrjetet sociale, bën me dije Corriere Della Sera. Hetimet tregojnë se Ibrahimi ishte i magjepsur nga shteti islamik dhe se kish shprehur dëshirën për të luftuar në rradhët e organiztës terroriste.

Ai akuzohet se ka shpërndarë nëpër rrjetet sociale urrejtje dhe ka bërë thirrje për xhihad në Siri. Shqiptari është arrestuar në mars dhe pritet nga dita në ditë që të dëbohet për në Shqipëri.
Bashkë me të u arrestuan në atë kohë edhe disa shtetas të huaj.

Shqiptari është në mesin e 74 emigrantëve që janë të akuzuar për përkrahje të terrorizmit dhe që janë dëbuar nga shtetit italian.

Në shkrim më tej përmendet edhe 22 vjeçari nga Kosova Resi Kastratit i cili punonte si kasap. Ai frekuentonte xhaminë Motta Baluffi ku predikonte një nga rekrutuesit Bilal Bosnic. 22 vjecari akuzohej edhe për vjedhje. Pasi kërkoi azil në Gjermani ai sërish u dëbua pasi shihej me prirje ekstremiste. Të njëjtin fat kishte dhe 35 vjecari shqiptar Alban Elezi, i cili u arrestua si luftëtar i huaj. Ai kur mbërriti në Tiranë i kërkoi policisë të zbriste pa pranga në duar.

xhihadistet


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)