Dëbora dy metra, Dukagjini i bllokuar, kryebashkiaku i Malësisë së Madhe: S’mund ta hapim rrugën

“Rruga nga Boga në Qafë Thorë nuk mund të hapet”. Kështu shprehet Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj, pasi atje dëbora shkon deri në gati dy metra.

Në këtë mënyrë deri në muajt e pranverës banorët e Thethit në Dukagjin nuk do të mund të kalojnë nga ai aks rrugor.

Marinaj foli edhe për situatën e përgjithshme në Malësinë e Madhe duke thënë se po punohet për hapjen e të gjitha rrugëve. 

Nga Qafa e Thorës në Bogë rruga është nën përgjegjësinë e ARRSH. Helikopteri shpëtoi sot 15 persona në Dukagjin, mes tyre edhe mësuesit e bllokuar nga dëbora (lexo këtu).

Dëbora në Dukagjin

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb