Reshjet e dendura të dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë zbritur ujqërit e uritur në Dibër.

Një grup ujqërish kanë zbritur në fshatrat përreth Dibrës dhe kanë sulmuar bagëtitë.

Ujqërit kanë mbytur disa bagëti, dhe kanë ngjallur frikë tek banorët e zonës.

Në ndihmë të tyre kanë shkuar qentë e staneve që kanë mbytur një nga ujqërit në  përleshje e sipër.