Dëbora në Dibër, Mizu për Report Tv: Më shumë se gjysma e fshatrave të bllokuara, qytetarët po hapin vetë rrugët! Ka nevojë për ndihmë humanitare

Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu në një lidhje skype për Report Tv ka treguar gjendjen e vështirë që përballen shumica e fshatrave në këtë qark pasi rrugët janë të bllokuara nga dëbora duke izoluar banorët. Mziu tha se janë rreth gjysma e fshatrave që janë bllokuar nga dëbora ose 40 % e qytetarëve të gjithë qarkut Dibër, ndërsa shprehet se qytetarët janë duke i hapur vetë rrugët  me mjete të ndryshme, pasi e kanë të pamundur të lidhen me qendrat urbane. Mziu tha se borëpastrueset kanë hapur vetëm akset nacionale dhe disa rrugë që lidin disa nga njësitë administrative me qendrën urbane, por që mbi gjysma e fshatrave janë ende të izoluara dhe se banorët kanë nevojë për ushqime pasi janë të izoluar për të bërë furnizimet vetë.

“Hapja e fshatrave rreth Dibrës bëhet nga vetë banorët dhe shteti është inekzistent. Moti i keq ka vështirësuar jetën e qytetarëve dhe mungesa e ushqimeve për tu furnizuar ka vështiruar situatën pasi rrugët janë të bllokuara. Vetëm në akse nacionale ose në lidhjen e disa nga njësi administrative që ka ndërhyrë borëpastruese, por ka dhe shumë të tjera që janë të bllokuara dhe borëpastruesja nuk ka shkuar. Lura, Selishta, Martaneshi e shumë të tjera nuk kanë energji elektrike dhe qytetarët vijojnë të hapin rrugën privatisht, dhe kjo tregon se shteti nuk është i përgatitur për këtë lloj situate dhe kjo është për të ardhur keq. Kanë njerëz që duhen të mbështeten edhe me ndihma humanitare me ushqime. Infrastruktura rrugore e kanë të pamundur për të lidhur fshatrat e largëta me pjesën urbane si për njerëzit dhe gjënë e gjallë. Vetëm në Dibër janë më shumë se gjysma e fshatrave që kanë nevojë për hapjen e rrugëve ose 40 % e banorëve të qarkut Dibër që vuajnë bllokimin e rrugës dhe mungesës së energjisë elektrike”, tha Mziu.

Prej disa ditësh vendi është përfshirë nga temperatura tepër të ulëta duke shkaktuar reshje të dendura dëbore dhe stuhi duke sjellë bllokime të rrugësve. Edhe pse borëpastrueset po punojnë në hapjen e akseve nacionale, ka ende shumë zona të thella që janë të bllokuara duke izoluar banorët.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fuati: 17/02/2021 20:54

    O ZHELAL DERZIU PO DIMER ESHTE DHE BORE PO BIE NE GJITH BOTEN... KUR TE VI ZHELAL DERZIU NE PUSHTET NUK DO TA LEJ BOREB TE BJERE.... E MOR DERR MALOKU QE VETEM PER TE CA DRU JE....

    Përgjigju
  • Meti: 17/02/2021 19:31

    Po cja fut kot ky Mziu. Kryeministri nxori foto nga Spanja, Greqia dhe Amerika madje. Qe edhebatje ben vaki kjo pune. Tani ca doni me? Ah, po, ne ato shtete eshte shpallur situate emergjence do te thoni ju. Po varja, prisni sa te ngrohet edhe nje cike dhe do shkrije vete bora.

    Përgjigju
  • Bashkim: 17/02/2021 18:42

    Ore Komuna e Bashkia duhet të organizohen,e të mirë mbajnë rrugë e shtigje..Sh mirë që kanë marrë lopatat!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan