Verilindja e vendit vijon të mbetet nën ndikimin e reshjeve të dëborës të cilat filluan mbrëmjen e së hënës. Deri tani nuk raportohet për probleme në qarkullim. Po punohet nga kompanitë kontraktore për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës. Ndërkohë që në Lojme dhe në Grykë Çajë vijon që të jetë e bllokuar rruga. Rruga e Kombit është e kalueshme normalisht, po punojnë 10 borëpastruese gjatë gjithë aksit rrugor. Lartësia e borës në Tunel-Kalimash 25 cm.

[gallery]25605[/gallery]
Situata në qarkun e Kukësit

Kolsh-Q.Shllak e kalueshme me zinxhirë. Po punojnë 4 borëpastruese. Lartësia e borës 30 cm.

Kukës-Bushtricë e kalueshme normalisht. Punojnë 4 borëpastruese.Lartësia e borës 10 cm

Kukës-Ura e Zapodit e kalueshme normalisht. Punojnë 1 borëpastruese e 1 fadromë, borë 7 cm

Kukës-Ura e Zapodit e kalueshme normalisht. Punojnë 1 borëpastruese e 1 fadromë, bora 7 cm

Kukës-Krumë-Q.Prushi e kalueshme normalisht. Po punojnë 1 borëpastruese e 1 fadromë

Lartësia e borës Q.Tobli 25 cm e në Q.Prushi 20cm. B.Curri-Kam e kalueshme normalisht. Po punojnë 2 borëpastruese.

Lartësia e borës Q.Luzhë 20 cm. B.Curri-Valbonë e kalueshme normalisht. Po punojnë 3 borëpastruese 1 fadromë.

Lartësia e borës 25 cm në Valbonë .Q.Morinë-B.Curri-Fierzë-Lekbibaj e kalueshme normalisht. Po punojnë 2 borëpastruese.Lartësia e borës në Q.Morinë 10 cm.

Gjithsej nga firmat Kontraktore janë vënë në punë 27 mjete në gadishmëri me 68 punëtorë.

I gjithë Qarku është i furnizuar me energji elektrike ndërkohë që nuk është raportuar për  emergjenca shëndetësore si pasojë e situatës klimaterike.

d.b/shqiptarja.com