Pas reshjeve të dendura të dëborës, situata e qarkullimit rrugorë në rajonin e Prizrenit paraqitet problematike.
Më e vështirë është gjendja në rrugën Prizren – Prevallë, ku era e fortë dhe reshjet po shkaktojnë rëshqitje të borës, duke bërë që për disa orë kjo rrugë të bllokohet. E ndërsa Prevalla ka qenë e mbushur me turistë pronarët e bizneseve private, ngrenë shqetësimin e tyre për gjendjen e krijuar.
Sipas burimeve të policisë, të gjitha fshatrat e komunës së Dragashit janë të bllokuara nga bora, ndërsa po përballen edhe me mungesën e rrymës elektrike. Kompanitë kontraktuese janë në terren dhe po mundohen të venë nën kontroll situatën.
Reshjet e borës u rikthyen në rajonin e Prizrenit në orët e hershme të mëngjesit. I gjithë Rrafshi i Dukagjinit u përfshi nga dëbora e dendur që arriti deri në 20 e në lartësi më të mëdha i kaloi 30 cm.
Menaxheri rajonal i mirëmbajtjes së rrugëve Ferid Tafallari , është shprehur se situata është nën kontroll, por i bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të bëjnë më kujdes.
[gallery]20445[/gallery]
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO