Dëbora ‘pushton’ Britaninë e Madhe, vonesa në aeroporte dhe stacionet hekurudhore, ngrijnë avionët në pista

Reshjet e dendura në Britaninë e Madhe kanë shkaktuar probleme me transportin.

Stacionet e hekurudhave dhe aeroportet po punojnë me ndërprerje këtë mëngjes, tha eksperti i udhëtimeve Simon Calder në BBC.

Calder shpjegon se mbi 11 anulime janë në fuqi në stacionin e trenit në Londër Ëaterloo – kjo për shkak të problemeve me furnizimin me energji elektrike pas reshjeve të dendura gjatë natës.

“Në Liverpool, trenat po qarkullojnë pa pasagjerë për të parë se si do të vijojë situata”, vazhdon Calder.

Aeroporti i Mançesterit i ka rihapur të dyja pistat pasi i mbylli përkohësisht për disa orë mëngjesin e sotëm.

Në një deklaratë në X, Manchester tha se disa nisje dhe mbërritje mund të kenë ende vonesa, ndërsa ekipet punojnë për të hequr akullin e avionëve dhe për të pastruar vendkalimet. 

Nga ana tjetër, aeroporti “John Lennon” i Liverpool-it sapo tha se do të rihapin pistën e tyre këtë mëngjes në orën 10:15 GMT, ndërsa paralajmërohen vonesa të fluturimeve.

Aeroporti “Leeds Bradford” është një tjetër aeroport i prekur nga moti i keq, ndërsa u konfirmua se pista u mbyll, por thanë se shpresonin ta rihapnin në orën 12:00 në varësi të ndryshimit të kushteve.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Rama pret rabinin izraelit në Vlorë: Së shpejti nisim punën për ndërtimin e muzeut hebraik

Rama pret rabinin izraelit në Vlorë: Së shpejti nisim punën për ndërtimin e muzeut hebraik