Dëbora 'shpëton' turizmin, Operatorët: Jemi larg vendeve të rajonit, duhen investime! Mungesa e të huajve uli çmimet (VIDEO)

Pas një viti aspak të lehtë për turizmin si pasojë e pandemisë COVID-19, reshjet e dëborës që kanë mbuluar shumë qytete e destinacione atraktive të vendit, janë kthyer në shpresë për sektorin. Korça dhe Pogradeci janë pikat më të kërkuara.

“Këto fundjavat dimërore kanë qenë deri diku të suksesshme sa i takon turizmit malor. Mund të themi që ishin shpëtuese për ato zona që u frekuentuan, Korçë, Pogradec kryesisht”, thotë Ferjolt Ozuni operator turistik.

“Rënia e borës solli një tendencë dhe lëvizje dhe është kryesisht një turizëm që bëhet nga vendasit pasi ne nuk kemi standarde në mënyrë absolute për të konkurruar me rajonin, as Kosovën e cila është shumë herë më mirë sepse ka disa pista profesionale”, shprehet kreu i shoqatës së turizmit Zak Topuzi.

Sezoni i turizmit malor do të ishte më i suksesshëm nëse do të kishte më shumë investime në infrastrukturë rrugore, akomoduese dhe argëtuese.

“Disa nga pikat kryesore tonat Valbona dhe Thethi kishin rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie elektrike. Ka nevojë për përmirësime të dukshme që vijnë që nga infrastruktura, mirëmbajtja e rrugëve, organizimi i pushtetit vendor dhe lokal që nuk është në lartësinë e duhur. Duhet të plotësohet produkti qoftë me pistat e skijimit, qoftë me pishina dimërore, sauna, SPA që janë elemente të rëndësishme të këtij turizmi”, sqaron Topuzi.

Kreu i shoqatës së turizmit Zak Topuzi thotë për Report TV se duhen lehtësi fiskale për këtë industri të brishtë.  

“Është një industri e cila është shumë e vështirë kërkon stimulim, kërkon zona pilot që të jenë pa taksa. Duhet që shteti ta stimulojë këtë industri njësoj siç bëri për agrobiznesin apo hotelet me 5 yje”, tha Zak Topuzi.

Ndërkohë mungesa e turistëve të huaj, i ka shtyrë hotelierët dhe strukturat e turizmit në vend të ulin edhe çmimet për paketat turistike.

“Nëse vjet do të shkonin 3 persona me një pagesë sivjet me të njëjtën pagesë do të shkonin katër persona dhe kjo ka tërhequr shumë familjet”, thotë Ozuni.

Ndërsa viti 2020 nuk është mbyllur me një ecuri pozitive, pasi në 11 muaji vendit i munguan 3.6 milionë turistë të huaj, vetëm si pasojë e masave të ashpra kufizuese të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e infeksionit COVID-19.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja