Dëbora dhe ngricat, ARRSH: Ja akset rrugore në të cilat duhet treguar kujdes

Dëbora dhe ngricat, ARRSH: Ja akset rrugore në të cilat duhet treguar kujdes

Fotografi e publikuar nga ARRSH

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar përmes rrjetit social “Facebook” për gjendjen e rrjetit rrugor pas rënies së dëborës në zonën veriore, verilindore e jugore të vendit, si dhe për kushtet e qarkullimit të automjeteve.

ARRSH bën me dije se kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje dhe se janë ende duke punuar për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës në rajonin verior të Shkodrës e konkretisht në akset rrugore Pukë-Fushë Arrëz , Kuben-Vasie, Burrel-Peshkopi dhe Skuraj-Burrel. Qarkullimi në akset e përmendura realizohet pa problem, ashtu sikurse edhe në aksin Shkodër-Hani i Hotit-Tamarë.

ARRSH nënvizon se lëvizja e mjeteve duhet të kryhet me zinxhirë në pjesën fundore të aksit Ura e Cerenecit-Steblevë, në akset Qafë Bualli - Krastë, Kukës-Ura e Zapodit dhe Kukës-Bushtricë. Ndërkohë, rekomandohet që edhe qarkullimi në aksin Librazhd-Steblevë në segmentin Lunik-Stebleve të kryhet me zinxhirë. 

ARRSH informon se është punuar për shpërndarjen e kripës dhe pastrimin e rrugës nga dëbora edhe në pjesët fundore të akseve të Dajtit, Tiranë. Në këto akse kalohet pa zinxhir, ashtu sikurse edhe në akset Elbasan-Gjinar, Librazhd-Përrenjas-Qafë Thanë, Qafë-Thanë-Pogradec-Korçë-Bilisht-Kapshticë,Korçë-Voskopojë e Tepelenë-Dorez-Peshkopi.

Ndërsa sa i takon rajonit jugor, në Gjirokastër nuk ka pasur reshje dëbore por temperaturat vazhdojnë të jenë shumë të ulëta. Në Boboshticë-Dardhë, Qafë Qarri-Ersekë dhe Liqenas-Doganë Goricë qarkullohet me zinxhirë dhe në këtë mënyrë qarkullohet edhe në pjesën fundore të segmentit Erind-Cajup, si dhe në segmentin Sevaster-Kalivac.

ARRSH rekomandon në fund të njoftimit që përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025