DIBER-Në të gjithë qarkun vijon përkeqësimi i motit, pasi reshjet e borës vazhdojnë me intensitet të lartë. Gjatë gjithë natës kanë vijuar reshjet e dendura të dëborës, ndërsa janë disa zona të izoluara. Vijojnë që të jenë izoluara zonat si Trebisht, Lurë, Kala e Dodës, Ostren dhe Selishtë, ndërsa trashësia e dëborës ka arritur në 70 centimetra.
Përpos këtyre zonave, është bllokuar edhe dogana e Trebishtit nga rrëshqitja e dherave në rrugë. Kjo doganë lidh zonën e Gollobordës me Maqedoninë. Por jo vetëm në Dibër, edhe në Theth dhe zona të tjera të thella në Dukagjin ka probleme me qarkullimin nga dëbora.
Aksi Librazhd-Bulqizë është i pakalueshëm, segmenti Shkalka e Lunikut-Steblevë i bllokuar nga reshjet e shumta të dëborës. Trashësia në Steblevë ka arritur rreth 50 cm, ndërsa po punohet për hapjen e rrugës.
/Shqiptarja.com

Në Pukë si pasojë e reshjeve të dëborës është bllokuar rruga në fshatin Iballë. Ka probleme në aksin rrugor Pukë - Fushë Arrëz. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e mjeteve te ARRSH për zhbllokimin e rrugës ku në segmente te caktuara trashësia i kalon 40 cm.
d.b/shqiptarja.com