Debreceni shumë i fortë për Kukësin, verilindorët thuajse të eliminuar nga 'Europa League'

Debreceni shumë i fortë për Kukësin, verilindorët thuajse të eliminuar nga 'Europa League'

Sikundër pritej Kukësi ka kapitulluar pa shpresa në ndeshjen e parë eliminatore të Europa League pasi është mposhtur me shifrat 3-0 nga Debrecen. Në Hungari skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka e nisi mjaft mirë takimin, madje duke iu afruar shumë pranë golit pasi në një rast goditi edhe shtyllën.

Gjithsesi në pjesën e dytë ishte një ndeshje komplet tjetër, pasi Debrecen thuajse dominoi totalisht. Hungarezët gjetën golin e parë në minutën e 54 me futbollistin Garba, I cili në të njëjtën kohë zhbllokoi edhe rezultatin. Pas disa momenteve me lojë të barabartë, deri në përfundim të takimit Debreceni realizoi edhe dy herë të tjera, me Varga-n që realizoi ‘dopietë’.

Në fund ajo që vlen është një humbje e thellë e cila e bën thuajse të pamundur misionin përmbysje në ndeshjen e kthimit që luhet një javë më pas në ‘Elbasan Arena’.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja