Debutim i çmendur i De Rossit në Argjentinë, e nis me një gol dhe eleminim

Debutim i çmendur i De Rossit në Argjentinë, e nis me një gol dhe eleminim

Festa e De Rossit pas golit të parë me Boca Juniors

Ishte ëndrra e tij për ta mbyllur karrierën tek Boca Juniors në Argjentinë dhe Daniele De Rossi atë po bën. Italiani ka shiijuar për herë të parë ditën e sotme, ndjenjën e të luajturit për një skuadër tjetër. Pas 18 vitesh tek Roma Daniele De Rossi u prezantua me fanellën e Boca Juniors në Copa Argentina. Por ajo çfarë ndodhi për 36- vjeçarin është e pabesueshme.

Boca Juniors u eleminua ditën e sotme nga ekipi i kategorisë së dytë të Argjentinës, Almagro. Në minutën e 27' pas një krosimi nga e këndi i majtë, topi shkon tek De Rossi i cili shtyn topin drejt rrjetës, dhe La Bombonera në festë. Por Martinez në minutën e 82' i ngrin buzëqeshjen vendasve. Nga pika e bardhë lojtarët e Almigros u treguan të gjithë të saktë ndërsa për Boca Juniors i vetmi i cili shënoi ishte Carlos Tevez.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja