Debutoi në Champions League dhe rezultoi më i miri te Interi, Kristjan Asllani: Para një viti e gjysmë isha në stol me të rinjtë

Debutoi në Champions League dhe rezultoi më i miri te Interi, Kristjan Asllani: Para një viti e gjysmë isha në stol me të rinjtë

Kristjan Asllani

Kristjan Asllani debutoi dje nga minuta e parë në Champions League me Interin. Zikaltërit humbën 2-0 në Gjermani me Bayern Munich, megjithatë kaluan grupin dhe tanimë janë në fazën tjetër. Më i miri për italianët ishte lojtari i kombëtares shqiptare, që u vlerësua me notën 7.3. Dyluftime të fituara dhe pasime të sakta, statistikat e Asllanit pritet të lëkundin Inzaghin për t'i dhënë më shumë minuta.

Pas ndeshjes elbasanasi u shpreh për mediat se është një ëndërr e bërë realitet paraqitja në Champions, teksa tregoi se po rritet në ekipin që bën tifo qysh fëmijë. Asllani kujton se një vit e gjysmë më parë ishte në stol me ekipin e të rinjve të Empolit, teksa tani luan me Interin në Champions.

"Deri një vit e gjysmë më parë ulesha në pankinë me ekipin e të rinjve. Të jesh këtu është një ëndërr, për më tepër duke luajtur me skuadrën për të cilën bëj tifo që fëmijë. Do të kisha preferuar që të debutoja si titullar me një fitore, por mirë është edhe kështu.

Unë po rritem dhe po fitoj besim. Ishte thelbësore që të kalonim turin, e dinim që ishte një ndeshje e vështirë, por pastaj mbetëm kompaktë, duke shprehur lojën tonë. Mëkat për këtë humbje, mund të shënonim gol por portieri i tyre ka bërë disa ndërhyrje shumë të mira.

Juventusi? Ndeshje thelbësore, e kemi mendjen aty. E dimë që nuk mund të humbim më pikë", tha Asllani.

  • Statistikat e Asllanit

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, PSG - Dortmund në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, PSG - Dortmund në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin