Mesfushori i ekipit të Fluimineses dhe ish- lojtari i ekipit të Barcelonës pas hedhjes së shortit që e vendos ish ekipin e tij përballë PSG pohon se francezët drejtohen nga një trajner me shumë eksperience në Champions League dhe do ta kenë shumë të vështirë që të kalojnë me lehtësi.
“PSG këtë edicion ka zhvilluar ndeshje mjaft të mira dhe ka pësuar shumë rritje në nivelin e lojës, pasi ka një trajner me eksperiencë. Mendoj që ndeshja me Barcelonën do të jetë shumë e fortë dhe e paparashikueshme në fund. Nuk çuditem që PSG u kualifikua në çerekfinale, duke bërë pjesë tek 8 ekipit më të mira të Europës, e ka merituar plotësisht se ka shumë potencial.
Katalanasit duhet të kenë mjaft kujdes nga sulmuesit e PSG, pavarësisht se është favoritja kryesore për të fituar Champions” përfundon Deco, i cili ka lënë gjurmë në ekipin blaugran me ndeshjet fantastike që ka zhvilluar përkrah Ronaldinjos me shokë.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com