Deco: Neymar, po aq i mirë
sa Messi dhe Cristiano Ronaldo

Deco: Neymar, po aq i mirë<br />sa Messi dhe Cristiano Ronaldo
Ish-futbollisti i Barcelonës, Deko mendon se talenti brazilian, Nejmar është në të njëjtin nivel sikurse portugezi Kristiano Ronaldo dhe argjentinasi, Lionel Mesi.

”Për mendimin tim, Nejmari është në të njëjtin nivel si Mesi e Ronaldo. Edhe pse nuk është sulmues tipik, ai shënon shpesh gola”, ka theksuar mesfushori aktual i Fluminenses. “Mendoj se me transferimin te Barcelona apo Reali ai do të luante edhe më mirë, sepse do të kishte përkrah vetes bashkëlojtarë shumë të mirë”, ka shtuar Deko.

Talenti latin Nejmar në verën e kaluar ishte në shënjestër të Real Madridit dhe Barcelonës, por në fund vendosi të zgjaste kontratën me skuadrën braziliane, Santos.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Zbardhet dëshmia e kunatës së Alma Arrazit: Po ta dija se do mbytej bashkë me fëmijët s’do ta kisha lënë kurrë

Zbardhet dëshmia e kunatës së Alma Arrazit: Po ta dija se do mbytej bashkë me fëmijët s’do ta kisha lënë kurrë