Deda në maternitetin e Lezhës
gjendja e mjerueshme, s’ka ilaçe

Deda në maternitetin e Lezhës<br />gjendja e mjerueshme, s’ka ilaçe
Deputetja e Partisë Demokratike Albina Deda, është takuar me pacientë dhe familjarë të tyre në Maternitetin e Lezhës, ndërsa ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja.

"Ndërsa hajdutëria e Rama-Beqës me biznesin e tyre në shëndetësi vazhdon, spastrimet e personelit mjekësor thellohen, gjendja e spitaleve sidomos në rrethe është në degradim të përditshëm,” shprehet ajo.

albina deda

Gjatë vizitës në Maternitetin e Lezhës, deputetja në komisionin e shëndetësisë nxori në pah disa nga problematikat e këtij spitali, si mungesa e ilaçeve dhe infrastruktura e amortizuar.

 “Një problem i madh është amortizimi i mjeteve prej mëse 30 vitesh dhe moszëvendësimi i tyre, mungesë që  rrezikon jetën e nënave dhe foshnjave”, tha ajo duke i bërë thirrje ministrit Beqja që të shoh realitetin në spitalet e veriut të vendit.

“Ka vetëm shfaqje dhe propagandë të kryeministrit dhe ministrit të shëndetësisë për reformë në shëndetësi dhe shërbim falas, ndërkohë që ata janë të zënë vetëm me koncesione dhe tendera me përfitime marramendëse. Në maternitetin e Lezhës ka mjerim dhe mungesë të theksuar, me mungesë  të ilaceve dhe kushteve normale të trajtimit të pacientëve” th​a deputetja Albina Deda.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)