Drejtori i Përgjithshëm i Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej është shprehur se për menaxhimin e këtyre zonave kërkohen punonjës të kualifikuar dhe specialistë të mirëfilltë. Gjatë një ëorkshop-i në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, Dedej tha se zonat e mbrojtura janë edhe objekte vizitorësh e pelegrinazhesh turistike, por ato nuk duhet të humbin qëllimin për të cilën janë ngritur-ruajtjen dhe zhvillimin e mjedisit, florës dhe faunës që gjëndet në to. Për këtë arsye, shtoi ai, kërkohen punonjës të kualifikuar dhe specialistë të mirëfilltë në menaxhimin e zonave të mbrojtura.