Dedikim prekës i drejtorit të Senatoriumit për mjekët që po sakrifikohen: Kush na qëndron pranë deri në vdekje, kush na bën gjithmonë të jemi me një buzëqeshje…?

Dedikim prekës i drejtorit të Senatoriumit për mjekët që po sakrifikohen: Kush na qëndron pranë deri në vdekje, kush na bën gjithmonë të jemi me një buzëqeshje…?

Mjekët në Spitalin Infektiv

Do vijë një ditë kur në fjalorin tone “ kohë kovidi “ do të përdoret nga të gjithë ne për të shprehur momente dhimbjeje, dëshpërimi, trishtimi, vuajtjeje… ankth, ndjesi, të cilat që prej një shekulli njerëzimi  nuk i kish përjetuar…

E kur të thonë  “ si në kohe kovidi” personeli shëndetësor do të ndjehet më tepër se kushdo krenar që u përball me kovid19, virusin e tmerrshëm, një nga epidemitë që njerëzimin e kanë tronditur një herë në 100 vjet. Përballë vdekjes së pabesë, për të shpëtuar nga kthetrat e saj me mijra jetë, për të rikthyer me qindra mijra buzëqeshje, për të lehtësuar qindra mijëra shpirtra të lënduar, për të flakur tej ankthin mundues, çoroditës ata vunë shpirtin e sakrificës, vetëmohimin, humanizmin pa cak deri dhe jetën.

I gjithë personeli, sanitarë , infermierë, mjekë, oksigjenistë, kaldajistë, mekanikë, marangozë ,shoferë, administrata, të gjithë, të gjithë, si kurrë ndonjëherë, për 8 muaj kane punuar me një devotshmëri, disiplinë sa shembullore, aq edhe modeste. Ashtu, të heshtur, pa u ankuar, duke u përballuar çdo minutë me dhimbjen qe të shkakton humbja e jetës… me lotët e lamtumirës për ata pacientë, të cilët i kane mjekuar, ushqyer, përkujdesur, larë e pastruar me ditë të tëra …

Por gjithsecili nga ne, “personeli shëndetësor kovidian “, do te ruajë thellë në shpirt dhe s’ka si t’i harrojë shikimet plot shpresë të pacienteve tanë, luftën, përpjekjet që ata bënë në emër të jetës . Dhe shpresa e tyre na jep më shumë forcë, i mposht dhimbjet që na shkaktonin dhe shkaktojnë kalvari i vuajtjeve të tyre.

Si asnjëherë Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” nuk ka qenë kaq i mbushur, ku dy të tretat e pacientëve janë në gjendje të rëndë dhe shumë të rëndë.. maska oksigjeni.. sonda nazale oksigjeni të kapërthyer me njëra-tjetrën tek i njëjti i sëmurë, fluksometra që pluskojnë vazhdimisht shpresën për jetën.. maska aparatesh BiPap, ventilatorësh dhe respiratorësh të shpërndarë në të gjithë spitalin, krevate me pacientë që shkojnë e vinë nga kabinetet e ekzaminimeve, karroca transporti ushqimesh për pacientët, personel që lëviz pa pushim, si detaret para stuhisë, duke i dhënë atij tashmë edhe formën e një shërbimi intensiv të stërmadh prej 250 të shtruarve…

Veshjet munduese anti kovid na mprehën shikimin, pacientët na shikojnë drejt e në sy na njohin nga “ dritaret e shpirtit” përmes të cilave shkëmbejmë shpresën, kurajën, por kurrsesi vuajtjen apo dhimbjen që diçka s’po shkon mire… Ah, ai shikim, gjithë jetën do të na ndjekë si një fill drite mirënjohjeje! Sy plot  lutje , shpresë e gëzim kur ndjehen më mirë.. por tek disa kjo sëmundje e mallkuar fillon dhe turbullon ndriçimin e jetës…kthjelltësinë e mendjes..

Si kurrë ndonjëherë sot pacientët, familjarët e tyre komuniteti, por edhe ne, personeli shëndetësor “kovidian” kemi të domosdoshëm mesazhe që na mbështesin, na japin shpresë, forcë, që na lehtësojnë dhimbjet, vuajtjet, që te na thajnë lotët e ikjes dhe të na bëjnë të burojë vazhdimisht tek ne  gëzimi për jetën.

Ky virus i mallkuar ka treguar që deri tani është shumë i shpejtë, tinëzar…në ndonjë rast nuk kemi shpejtësinë e tij…por duke i   vënë pengesa mund dhe duhet ta ndalim në emër të jetës.

Personeli shëndetësor në vijën e parë të zjarrit i vetëm nuk mund t’ia dalë… na duhet ndihma e skalioneve të dyta – komunitetit mbështetës, medias, politikës  besimplotë tek personeli shëndetësor, duke mbajtur maskat, distancimin fizik dhe bërë jehonë triumfit të jetës mbi vdekjen.

“Kush na bën gjithmonë të jemi me një buzëqeshje,

Kush na bën të ndihemi me prit ne te ardhmen

Kush na bën që të jemi krenarë me jetu

Shpresa është përgjigje” (Amores)

Se bashku shpresa gjallon ,rritet, forcohet shpërndahet kudo me jete të shpëtuara.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kacidhe: 08/12/2020 17:38

    Te lumte pena e zemres doktor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër