Dedikimi prekës i Ajola Xoxës për babain: Kam një dhimbje therëse sikur shpirti t'më jetë çarë në dysh

Dedikimi prekës i Ajola Xoxës për babain:  Kam një dhimbje therëse sikur shpirti t'më jetë çarë në dysh

Fjalë mjaft prekëse për babain. Ajola Xoxa, ka gjetur forcën të shkruajë disa radhë pas ndarjes nga jeta të babait të saj, Arben Xoxa, djalit të shkrimtarit të madh Jakov Xoxa.

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, përmes një shkrimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, kujton momentet e fundit të babait të saj dhe tregon se sa e vështirë është për të, të vazhdojë pa atë që ajo e quan, dashurinë e madhe, shokun dhe mësuesin e jetës.

Tregon se fjala e fundit që ai tha ishte "zemër", duke treguar se sa i bardhë ishte shpirti i tij.

Arben Xoxa u nda nga jeta pas një beteje me sëmundjen e rëndë të kancerit. U shua në krahët e bashkëshortes së tij, Valbona dhe vajzës, Ajola.

Shkrimi

I dashur babi im aq i shtrenjtë,

të humbëm pas një lufte të vështirë e plot dhimbje me një monstër siç është kanceri. Unë dhe mami të mbajtëm në krahët tona deri në frymëmarrjen e fundit; deri në rrahjen e fundit të zemrës tënde plot dritë, ta mbajta dorën aty përmbi kraharor. Kam një dhimbje therrëse sikur shpirti të më jetë çarë në dysh.

Shpirti i yt i mrekullushëm iku në paqe, i mbuluar në të bardhë siç edhe jetove, i ndriçuar nga drita e gjithë mirësisë dhe dashurisë që pate në zemër dhe mençurisë që pate në mendje nga fillimi i jetës e deri në fund.

Gjatë gjithë jetës tënde i dhe veç bardhësi e dritë kujtdo pate pranë, ndihmove këdo munde, sa herë munde, edhe kur mundësitë i kishim të vogla, ti gjithmonë deshe t’i ndihmoje ata që kishin nevojë. Nuk pate kurrë, kurrë urrejtje në shpirtin tënd, vetëm dashuri. Edhe me ata që deshën të të bëjnë keq, ti kishe forcën të ishe i butë, i mirë, gjithmonë i buzëqeshur.

Edhe fjala e fundit që the në këtë jetë ishte “Zemër”, kaq shumë ndriçonte shpirti yt i bardhë.

Ti ishe një baba dhe një bashkëshort i mrekullueshëm! Unë dhe mami patëm kaq shumë fat që të patëm ty si udhërrëfyes! Dhe kjo është ndoshta arritja më e madhe që mund të ketë një njeri në jetë babi im i mirë: ti e shtrëngove fort familjen tonë dhe bëre që ajo të ishte më e qeta dhe më e lumtura në botë. Gjithmonë thonim: a ka vallë të tjerë si ne të tre?

Ishe njeriu më inteligjent që njoha ndonjëherë, i etur për dije deri në fund. Ishe njeriu me shpirt më të pastër që njoha ndonjëherë, më i sinqerti që njoha ndonjëherë, më fisniku që njoha ndonjëherë, me buzëqeshjen më të ëmbël që kam parë ndonjëherë.

Ti ishe dashuria ime e madhe, heroi im, shkëmbi im i sigurt, mësuesi im, shoku im më i mirë!

Të dua shumë baba! Me të gjithë forcën e dashurisë që ndonjëherë ka ndier njeriu për njeriun!

Të dua përgjithmonë!

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arditi: 26/02/2019 11:27

    Bravo z. Ajola ty Zoti do ta shperbleje per dashurine qe ke ndaj prinderve te tu. Zoti ta lehtesofte dhimbjen ta befte sa me te lehte

    Përgjigju
  • Altini: 26/02/2019 00:53

    Kokrra e hajdutes dhe kjo e bija dhe i shoqi I saj.

    Përgjigju
  • bruna: 25/02/2019 16:40

    Njeri me vlera te rralla qytetare. Nje fat qe e kishit baba e dashur ajola dhe fjalet e zemres sot per te, tregojne se ç'vajze te mrekullueshme ka Arbeni dhe Valbona.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg