Një numër i konsiderueshëm zonash në Tiranë nuk po funrinizohen me energji elektrike dhe shkak për këtë është bërë një defekt i shkaktuar në linjën e transmetimit 30-2 në Sharrë-Tec Kombinat.
Për pasojë kanë mbetur pa energji elektrike nënstacionet Tec-Kombinat dhe Mëzez që furnizon me energji Paskuqanin, Autostrada 1, Yrshek, Domje, zona Serat Babë Rexha, Unaza e Re, Yzberisht, Rr. Qelqit në Kombinat, pjesërisht zona e Kasharit.
Po ashtu, pa energji elektrike janë fshatrat Kasallë, Vishaj, Damjan, Prush.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka ngritur grupet e punës në terren ku po punon për rikthimin e energjisë dhe kthimin në normalitet të situatës.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com