Eshtrat e gjetura në Fushë-Kuqe të Kurbinit, dyshohet se mund të jenë të Mariglenit 16-vjeçar të zhdukur në vitin 2015! Tjetër pistë që po verifikohet është edhe të një 28-vjeçari

LEZHË- Kafka dhe mbetjet kockore të gjetura pasditen e së dielës në Fushë-Kuqe të Kurbinit janë dërguar për ekzaminim në institutin e mjekësisë ligjore në Tiranë. Ekspertet e policisë kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe në pamje të parë, dyshohet se kafka i përket ndonjë të riu që mund të ketë humbur jetën gjatë 10 viteve të fundit. Për të zbuluar diçka të tillë do të verifikohet e gjithë lista e personave që rezultojnë të zhdukur, përfshirë dhe një 28-vjeçar nga zona Adriatikut afër vendit ku u gjet kafka dhe mbetjet kockore.

Familjaret e të riut do të jenë të parët që do ju merret ADN-ja për të bërë krahasimin, ndërsa ekzaminimet do të përcaktojnë nëse kemi të bëjmë me vrasje apo personi në fjalë mund të ketë gjetur vdekjen për shkaqe natyrale.

Ndërkohë policia ka dyshime se eshtrat e gjetura një ditë më parë në Fushë-Kuqe të Kurbinit, mund t'i përkasin 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj (Huba) nga Mamurrasi, i cili rezulton i zhdukur që prej muajit maj të vitit 2015. Familjaret kishin denoncuar rastin në polici, duke deklaruar se ditën që ka humbur kontaktet djali i tyre ka patur me vete një orë të shtrenjtë “Roleks” si edhe disa bizhuteri, të cilat kapnin vlerën e 1 milion lekëve të rinj. Pavarësisht veprimeve që janë kryer përgjatë 6 viteve, nuk është arritur të biet në gjurmet e të riut. Gjatë ditës së sotme pritet të merret ADN-ja e familjareve të tij e cila do të krahasohet me eshtrat e gjetura.

Kafka dhe mbetjet kockore u pikasen nga një banor, në një zonë me ferra dhe shkurre 30 metra larg rrugës që lidh Fushe-Kuqen me Adriatikun. Ai ka njoftuar policinë në lidhje me rastin dhe blutë u vunë menjëherë në lëvizje, duke kryer të gjitha veprimet hetimore në vendin e ngjarjes. Ferrat dhe shkurret ku u gjet kafka dhe mbetjet kockore ishte përfshire nga flaket e zjarrit 10 ditë më parë, e që prej asaj kohë në zonë kishte nisur të ndjehej aromë e rëndë, duke shqetësuar banoret të cilët i kanë shtëpitë e tyre 200 metra më larg.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:31
Nëna e priste të vinte në shtëpi pas shkolle, por ai nuk erdhi kurrë! Kush është 16-vjeçari që dyshohet se i janë gjetur eshtrat në Kurbin

 

Kush është Mariglen Gjonaj

16-vjeçari Mariglen Gjonaj, u zhduk në rrethana misterioze në maj të vitit 2015, dhe familjarët nuk dinë asgjë për fatin e tij. Prindërit shpreheshin se ai atë ditë ka pasur në dorë orë Roleks dhe disa bizhuteri që kapnin një vlerë prej 10 milionë lekësh të vjetra.

Mariglen Gjonaj, nxënës i klasës së 10-të në Gjimnazin e Mamurrasit, ka shkuar si çdo ditë tjetër në shkollë më 18 maj. Por ai nuk është kthyer në orarin e zakonshëm dhe as në darkë, çka ka vënë në alarm familjen e tij. Ata kanë bërë denoncim në polici, por ndonëse kjo e fundit nisi hetimet, nuk u gjet asnjë gjurmë prej Mariglen Gjonajt.

Ditën që adoleshenti u largua nga banesa për në shkollë nuk kishte marrë as telefonin me vete. Nëna e tij, Luljana Gjonaj i bën apel shtetit ta ndihmojnë për të gjetur të birin. “Djali është zgjuar në mëngjes dhe më tha se kishte aktivitet atë ditë shkolla e tij.

Mori dhe makinën e vëllait të tij dhe doli. Më tha se do të vij shumë shpejt. Ka qenë data 18 maj kur ai është larguar dhe nuk është kthyer. Kërkuam gjithë natën, duke pyetur njerëzit tanë për të, por me asnjërin ai nuk kishte pasur kontakte dhe nuk e kishin parë. Te nesërmen kemi njoftuar menjëherë policinë dhe kemi bërë edhe denoncimin për humbjen e djalit”, shprehej nëna e 16- vjeçarit, Luljana Gjonaj.

Sipas saj, si fillim policia u vu në lëvizje, por nuk mundën që të bien në gjurmët e të birit dhe më pas dita ditës kjo çështje po harrohej prej tyre.

“Djali kur është larguar ka pasur bizhuteri dhe një orë tepër të shtrenjtë në dorë Roleks të cilat kapnin një vlerë 10 milion lekë të vjetra. Unë dyshoj se djalin ma kanë rrëmbyer për ti marrë bizhuteritë. Kemi shkuar disa herë në polici, por mua më ka humbur besimi tek blutë e Kurbinit, pasi djali ka dy muaj i humbur dhe ne nuk e dimë nëse ai është gjallë apo vdekur”,- shprehej ajo.

Ora 12:14
Eshtrat e gjetura në Fushë Kuqe, dyshohet se mund të jenë të 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj! Rezulton i zhdukur që në maj 2015

1649068569_kafkagjonaj.jpg

Policia ka dyshime se eshtrat e gjetura një ditë më parë në Fushë-Kuqe të Kurbinit, mund ti përkasin 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj (Huba) nga Mamurrasi, i cili rezulton i zhdukur që prej muajit maj të vitit 2015, thonë burime për Report Tv. Familjaret kishin denoncuar rastin në polici, duke deklaruar se diten që ka humbur kontaktet djali i tyre ka patur me vete një orë të shtrenjtë “Roleks” si edhe disa bizhuteri, të cilat kapnin vlerën e 1 milion lekëve të rinj. Pavarësisht veprimeve që janë kryer përgjatë 6 viteve nuk është arritur të biet në gjurmet e të riut.Gjatë ditës së sotme pritet të merret ADN-ja e familjareve të tij e cila do të krahasohet me eshtrat e gjetura.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/04/2022 00:38

    Ne Mamurras,16 vjec,me Rolex dhe bizhuteri te shtrenjta!Dicka nuk shkon ne kete histori.Nuk i bente pershtypje familjes ky lloj niveli jetese i dyshimte?!Nejse,po shikoj qe kafka ka mungese dhembesh ne mandikulen e poshtme dhe pervec kesaj,dje u tha qe banoret kishin ndjere eren e rende.Nese supozohet te kete vdekur ne 2015 dhe sot jemi ne 2022,nuk ka mundesi te mbaje ere,pas kaq vitesh pas nje ekspozimi ndaj elementeve te natyres dhe egersirave te pyllit.Era lidhet me dekompozimin e indeve te buta.Ketu ky proces ka marre fund me kohe.

    Përgjigju
  • Tutu: 04/04/2022 15:28

    Nuk eshte fare etike, perkrah njeratjetres foto e kafkes dhe e personit qe pretendohet qe eshte…

    Përgjigju
  • Delinquenti: 04/04/2022 15:05

    Shpresoj te jenë eshtrat e djalit që te pakten te prehet ne nje vend,por dyshimi im dhe me vjen keq qe e them,nje student vetem 16 vjec me ore ROLEX dhe bizhuteri 10 miljon lek me vete del nga shtepia me makinen e vellait besoj dhe pa patente dhe nuk kthehet me kjo mban pak ere.....ka shum tym dhe eshte e veshtire ta besosh per te vertete se ndryshe "nje skifter me pak"

    Përgjigju
  • Mamurras: 04/04/2022 13:51

    Ikni dhe kapeni shokun qe ishte me te diten e zhdukjes para qe te ike dhe ta shpallni ne kerkim,sepse ai ka gisht e din te gjith se kush e vrau dhe shteti ba dy syt qorr.

    Përgjigju
    • Loshi: 04/04/2022 15:34

      Kush e vrau qe e din ti e se dim ne jemi familjaret e tij , te marrim gjakun te pakten na e thuj ti emrin

  • Gripi: 04/04/2022 13:44

    I ka humbur besimi tek policia e kurbinit? Perse kush ka besim tek policia keto kohe? Shikon Opgj neper zyra te pista qe vijne ere, qe te pergjigjen: E kam cuar dosjen ne prokurori, a thua se puna qe duhet te kryeje eshte ajo e protokollit dhe postes. Me pas i shikon verdalle o ne shoqerine e ndonje te inkriminuari ose duke vendosur gjoba te paligjshme ne emer te shefave. Fatkeqesisht kjo eshte gjendja e policise gjyqesore sot. 0 hetime dhe 0 rezultate.

    Përgjigju
  • Loni: 04/04/2022 12:26

    Nga nje shikim paraprak I Fotos se skeletit duket qarte me te gjitha dhembet ne goje! Detyrimisht duhet te jete Moshe e Vogel mundesisht 20-30 nga ana logjike! Pjesa tjeter I bie laboratoreve shkncore me Prova biologjike!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor