LEZHË- Prej tre orësh, pjesa më e madhe e qytetit të Lezhës ndodhet në errësirë. Kjo situatë ka ndodhur për shkak të një defekti në linjën elektrike në afërsi të kalasë së qytetit.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se grupet e punës së OSHEE ndodhen në terren për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike në zonë.
Mungesa e energjisë ka krijuar probleme për familjarët duke marrë parasysh edhe temperaturat e ulëta.
Komento