TIRANE - Rreth 50 pasagjerë kanë përjetuar panik në fluturimin e tyre me kompaninë “Blue Panorama” nga Rinasi drejt Firences, ku piloti ka vendosur të bëjë ulje emergjence pasi një prej motorëve të avionit është fikur në fluturim.
...
Një defekt teknik gjatë fluturimit ka detyruar avionin e “Blue Panorama” të ulet në Rinas pak çaste pasi ishte nisur nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Në fluturimin e parë të orës 07:00 të këtij mëngjesi, “Blue Panorama” ka pësuar avari në motor duke bërë uljen e parë të detyruar në aeroport. Burime për A1Report thanë se pas uljes së detyruar të gjithë pasagjerët zbritën nga avioni deri në rregullimin e defektit, por një pjesë e tyre refuzuan të rinisin udhëtimin me kompaninë ajrore italiane “Blue Panorama”. Po sipas këtyre burimeve, pasagjerëve nuk i janë dhënë bagazhet dhe as lekët e biletës duke i detyruar të hipin sërish në avion me destinacion Firencen ne Itali.
Qëndrimi në pistë ka zgjatur për afro dy orë dhe pas një servisi të kryer është tentuar sërish ngritja. Por edhe nisja e dytë e fluturimit rreth orës 09:30 ka shkaktuar panik tek udhëtarët, pasi defekti në motor është shfaqur sërish pak pas ngritjes nga Rinasi duke bërë për së dyti ulje të detyruar në aeroport. Vendimin per tu ngritur sërish në fluturim e ka marrë komandanti i avionit, piloti i parë i cili ka parë të arsyeshme se avioni është në kushte për të çuar në fund udhëtimin, edhe pse parashikimi i tij nuk doli ashtu siç pritej!
Sipas kompanisë avioni është ngritur nga Tirana për destinacionin e Firenzes, por u kthye në aeroport për kontrolle teknike, “pa deklaruar asnjë emergjencë”. Po sipas kompanisë avioni nuk ka bërë asnjë ngritje ose ulje e dytë: vetëm është rrotulluar në pistë, për të vlerësuar mundësinë për të proceduar me zëvendësimin e një komponenti në origjinën e anomalisë. Pas kësaj ecje në pistë kompania ka urdhëruar anulimin e fluturimeve drejt destinacioneve të Firenze e Ancona.
Pasagjerë të cilët preferuan të qëndrojnë anonim sqaruan për A1Report thanë se kompania “Blue Panorama” i ka deklaruar se gjithçka është në rregull. Shumica e pasagjerëve kanë kërkuar rimbursim biletash por përgjigja nga Blue Panorama ka qenë se rimbursimi do të kryhet pas një muaji, e në këto kushte pasagjerë të ndryshëm kanë ndryshuar destinacionin dhe disa prej tyre kanë riprerë një biletë me shpenzimet e tyre.

Kompania “Blue Panorama” operon prej kohësh në Shqipëri, duke zëvendësuar kompaninë “Belle Air”, e cila shkaktoi probleme për shumë qytetarë para se të shpallte falimentin.
Keni qene edhe ju ne avionin "Blu Panorama"? Rrefeni versionin tuaj ne rubriken RAPORTONI JU ne Shqiptarja.com
Ora 12:40 Anulohet tjeter fluturim i Blue Panorama
Një tjetër fluturim i kompanisë ‘Blue Panorama’ është anuluar në orën 12:40 i linjës Tiranë-Ancona në Itali. Nuk dihen shkaqet.

(Me rreth te kuq dy fluturimet e anulluara te kompanise ajrore Blue Panorama)
Shqarimi nga kompanja Blu Panorama
Kompania Blue Panorama Airlines është e befasuar që organe të ndryshme të shtypit po shpërndajnë informacione të pabazuara, rreth të cilat kompania do të ndjekë mbrojtjen në institucionet përkatëse.
Në fakt fluturimi BV 2243 i Blue Panorama Airlines, që operon fluturimet ana e kompanisë Avanti Air me tip avioni ATR 72-500, është ngritur nga Tirana për destinacionin e Firenzes, por u kthye në aeroport për kontrolle teknike , PA DEKLARUAR asnjë emergjencë.
Më pas avioni nuk ka bërë asnjë ngritje ose ulje vetëm është rrotulluar në pistë, për vlerësuar mundësinë për të proceduar me zëvendësimin e një komponenti në origjinën e anomalisë. Pas kësaj ecje në pistë kompania ka urdhëruar anullimin e fluturimeve të ditës së sotme 20 Prill 2015, drejt destinacioneve të Firenze e Ancona, duke i ofruar pasagjerëve mbrojtje të rregullt në fluturimet alternative të ditës se sotshme dhe te nesërme.
Së fundi, dëshirojmë të shprehim keqardhjen më të thellë të kompanisë ajrore për shqetësimin e krijuar pasagjerëve dhe konfirmojmë se çfarë ndodhi ishte për shkak të rrethanave krejtësisht jashtë kontrollit të Blue Panorama Airlines.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO