TIRANE- Një defekt i shkaktuar në nënstacionin e “Autotraktorëve” në kryeqytet, ka lënë pa energji një pjesë të Tiranës. Sipas CEZ, defekti është shkaktuar si pasojë e daljes jashtë punë të seksionit të fiderave 20 KV.
Për pasojë kanë mbetur pa energji disa zona në kryeqytet, si zona e “Ali Demit”, Porcelani dhe një pjesë e zonës së “Freskut”.
Dy zona të tjera që vuajnë mungesën e energjisë deri në riparimin e defektit janë rrugët “Mihal Grameno” dhe “Aleksandër Moisiu”.
Sipas njoftimit të CEZ, ekipet e punës po punojnë për rregullimin e defektit, i cili mund të zgjasë 3-4 orë.
E deri në rregullimin e defektit, qytetarët e këtyre zonave do të vuajnë mungesën e energjisë elektrike.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com