Avioni që transportonte ish-Presidentin Amerikan Bill Clinton është ndaluar në mënyrë të papritur për të riparuar një nga motorët në Tanzani. Zyrtarë amerikanë konfirmuan se avioni bëri një ulje të paplanifikuar pasi pati “probleme teknike”. Zëdhënësi i Bill Clinton, Matt McKenna tha se ka patur një problem në një nga katër motorët e avionit.
 
Për shkak të protokollit të kompanisë ajrore, ata u detyruan të uleshin dhe të riparonin motorin menjëherë. Ulja emergjente ka ndodhur rreth orës 9:45 të mbrëmjes së mërkurës dhe avioni është ngritur sërisht në fluturim në orën 11:30. Rreth një orë më pas është ulur me sukses në destinacionin e programuar.
 
Klinton ndodhet në një udhëtim 9 ditor në Afrikë, bashkë me organizatën e familjes së tij “Fondancionin Klinton”. Ai ndodhej në bord së bashku me vajzën e tij Chelsea dhe 20 pjesëtarë të tjerë të ekipit të donatorëve dhe mbështetësve, ndërsa udhëtonin për të vizituar vendet që mbulon projekti i tyre.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)