Avioni i orës 15: 45 i linjës Romë-Tiranë ka mbërritur në Tiranë me disa orë vonesë pas një uljeje të detyruar, vetëm pak minuta pas nisjes.

Lajmi u konfirmua për Report TV nga burime pranë Aereoportit Nënë Tereza, sipas të cilave avioni u ul rreth orës 19.30.
 
Burimet thanë se ulja e detyruar u bë për shkak të një problemi teknik, I cili u riparua brenda pak orësh.
 
Mësohet  se në avion gjendeshin disa biznesmenë të njohur shqiptarë.


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)