Defektet në tubacionin kryesor kanë lënë qytetin e Durresit pa ujë. Mungesë furnizimi do te ketë edhe gjatë ditës se nesërme.
Ujësjellës Kanalizime Durrës bën të ditur se gjatë ditës së sotme kanë ndodhur dy defekte të rënda në tubacionin kryesor 700 mm që furnizon me ujë të pijshëm qytetin e Durrësit dhe rrethinat e tij.
Defektet kanë ndodhur në Fushë Kuqe, afër stacionit të pompimit dhe tjetri në Xhafzotaj. Për këtë arsye gjatë ditës së nesërme do të ketë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm. Aktualisht dy grupe pune të UKD-së kanë mbërritur në vendet ku kanë ndodhur defektet dhe po punojnë për riparimin e tyre.
Gjatë ditëve të fundit kanë ndodhur shumë difekte të ngjashne duke sjellë shumë probleme dhe çrregullime në oraret e furnizimit me ujë të lagjeve të qytetit.
UKD kërkon mirëkuptimin e qytetarëve në lidhje me problemet që janë krijuar në lidhje me furnizimin normal me ujë të qytetit, por thekson se shkak për difektet e shpeshta në rrjetin e furnizimit me ujë është gjendja tejet e amortizuar e tubacionit që sjell ujin nga Fushë Kuqja deri në Durrës. Ky tubacion është prej çeliku dhe është ndërtuar në vitin 1972.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com