Rrjeti elektrik në të gjithë vendin ka nevoje për remonte të plota si dhe investime serioze dhe koherente. Ky fakt është pranuar edhe nga ministrti i Energjetikës, Damian Gjiknuri, teksa asistoi në riparimin e defektit në nënstacionin elektrik “Vlora 1” dëmtimi i të cilit shkaktoi avari në shpërndarjen e energjisë elektrike në qytetin bregdetar të Vlorës.

Teksa shtoi se defekte të tilla janë të paevitueshme Gjiknuri pohoi se fondi i akorduar për sistemin energjetik të Vlorës kap shifrën e 100 milion lekëve të reja, ndërsa fondi për sistemin elektrik në të gjithë vendin shkon deri në 9.3 milionë euro. Realizimi i këtyre investimeve ne rrjet sipas ministrit Gjiknuri do minimizonte defektet dhe avaritë.


Redaksia Online 
(g.f/Shqiptarja.com)