Defekti në nënstacion djeg panelet e ujësjellësit, e gjithë Shkodra pa ujë! Drejtori i ujësjellësit: Shkak luhatja e tensionit, situatë e përsëritur! Dëmi 200 mijë lekë

Një defekt në linjën 110 kv të nënstacionit Shkodra 1 ka shkaktuar djegien e paneleve të ujësjellësit në Shkodër. Për këtë arsye Shkodra sot është zgjuar pa ujë të pishëm.

Drejtori i Ujësjellësit Mark Molla në një intervistë për media është shprehur se dëmi është i konsiderueshëm ndërkohë që shprehet se nga OST dhe OSHEE, nuk ka asnjë përgjigje. Defekti sipas tij është i përsëritur por këtë herë vlera e dëmit i kalon 200 mijë lekë të reja. Pritet që deri nga orët e drekës të kryhet riparimi i defektit.

“Siç e morët vesh edhe nga komunikata e bashkisë ka pasur një difekt në stacionin e Dobraçit si rezultat i luhajtes së energjisë elektrike. Në 3 gjysmë i gjithë staf teknik brigada e gatishmërisë kanë ardhur dhe po punojnë për të bërë të mundur vënien në punë të stacionit dhe me ujë të të gjithë Shkodrës. Në këtë moment pa ujë është gjithë shkodra. Nga luhatjet e tensionit janë dëmtuar 3 boksa ose 3 panele kryesore stacioni, bashkë kabulla si rezultat i mbingarkesës nga luhatja. Kjo është diçka e parptiru dhe sështë në dorë.

I bëj thirrje OST OSHEE të jenë sa më të vëmendshme sidomos në lidhje me furnizimin e linjës së ujësjellësit. Këto vijnë si rezultat i mbingarkesës. Nuk është problem i përhershëm por ne na ndodhin shumë difekte me kyçjen dhe shkyçjen dhe kjo është e papranueshme, se sa herë ndodh stacioni i Dobraçit del jashtë pune dhe merr kohë për të rihyrë në punë. Kjo është e disata herë. Por dami që ka ndodh sot ka vlerën e 200 mijë lekëve të reja për institucionin. Për dëmin nuk na është përgjigjur askush”, tha Molla.\

 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Previn Gjikuria tregon pse u tërhoq në momentet e fundit nga votimi për drejtimin e Himarës

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Previn Gjikuria tregon pse u tërhoq në momentet e fundit nga votimi për drejtimin e Himarës