Defiçiti i pensioneve, deputetët
  "Ka dështuar skema e re"

Defiçiti i pensioneve, deputetët<br />  "Ka dështuar skema e re"
TIRANE- Reforma e pensioneve edhe pse ka 8 muaj që është miratuar ka sjellë përplasje mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Shëndetësisë. Kryetarja e këtij komisioni u shpreh se skema e pensioneve ka dështuar për shkak se ka rritur deiçitin.

“Po e thelloni deficitin në buxhet, parashikimi 4-vjeçar i qeverisë parashikon rritje të gropës. Po e groposni skemën akoma më shumë, kjo tregon që nuk ka funksionuar, është defiçit shumë i madh”, - u shpreh Vokshi. Nga ana tjetër deputetja Klodiana Spahiu tha se skema e pensioneve nuk ka dështuar, por sipas saj ka bërë që të shtohen 100 mijë konribues të tjerë.

“Brenda 1 viti janë shtuar 100 mijë kontruibues dhe që ju nuk e mohoni dot, sepse e latë shkallën e informalitetit për faqe të zezë, po nuk është kjo logjika që përdorni ju”, - tha Spahiu. Deputetët e opozitës u shprehen gjithashtu se skema e re pavarësisht se u prezantua me shumë bujë nuk e ka arritur qëllimin.

Akademikët
Komisioni i Shëndetësisë ka miratuar në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10.139, datë 15.5.2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve të shkollave të larta, qendrës së studimeve albanologjike dhe akademisë së shkencave”.

Nga ky ndryshim akademikët dhe një sërë personash të cilët kanë tituj shkencor do të paguajnë një kontribut më të larta. Qeveria ka propozuar se kontributi që do të paguajë rreth 550 persona, nga 3.4% do të jetë 5%. Sipas zëvendës ministres së Mirëqenies Sociale Gentiana Sula projektligji për akademikët vjen në kuadër të reformës së pensioneve.

“Ligji i reformës së pensioneve është miratuar dhe ky ligj që ne paraqesim, është pjesë e zbatimit të reformës, pra e zbërthen reformën për një kategori të caktuar që janë punonjësit shkencorë. Është një kategori rreth 590 persona, skema e tyre e pensioneve ka qenë e ndryshme për sektorin publik dhe për atë jopublik. Ligji propozon që t’i unifikojë”, - u shpreh Sula.  Deputetët e opozitës kanë ngritur akuza ndaj qeverisë se po u rrit kontributin pedagogëve për tu hakmarrë pasi kundërshtuan ligjin për arsimin e lartë.
 

Albana Vokshi: Po e thellonin deficitin në buxhet, parashikimi 4-vjeçar i qeverisë parashikon rritje të gropës.
Klodiana Spahiu: Brenda 1 viti janë shtuar 100 mijë kontribues dhe që ju nuk e mohoni dot, sepse e latë shkallën e informalitetit për faqe të zezë, po nuk është kjo logjika që përdorni ju.
Albana Vokshi: Po e groposni skemën akoma më shumë, kjo tregon që nuk ka funksionuar, është defiçit shumë i madh
Albana Vokshi: Ky projektligj që na keni sjellë mos ka të bëjë me ligjin e arsimit të lartë dhe mos është një hakmarrje ndaj këtyre shtresave.

Gentiana Sula: Tashmë ligji kuadër i reformës së pensioneve është miratuar dhe ky ligj që ne paraqesim, është pjesë e zbatimit të reformës, pra e zbërthen reformën për një kategori të caktuar që janë punonjësit shkencorë. Është një kategori rreth 590 persona, skema e tyre e pensioneve ka qenë e ndryshme për sektorin publik dhe për atë jopublik. Ligji propozon që t’i unifikojë

Astrit Kuka: Ne kemi përcaktuar këtu që akademikë pas kësaj të dalim me një vendim nga ministria e Arsimit me DAP për të përcaktuar një institucion që përfshin në skemën. Pra kush është ai institucion, punonjësit e të cilët konsideron të përfshirë në skemë.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 22 Shtator 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara