Dëgjesa e banorëve të 5 majit, deputetja e PD-së ngre shqetësimin te Ligjet: Pas 10 ditësh ende nuk kanë asnjë përgjigje nga bashkia

Nënkryetarja e Komisionit të Ligjeve Dhurata Çupi i bëri thirrje deputetëve të qeverisë të respektojnë ligjin dhe të informojnë banorët e 5 majit, siç u mor përsipër gjatë dëgjesës së tyre. Çupi tha se edhe 10 ditë pas dëgjesës, bashkia nuk ka bërë asnjë veprim për t’i informuar dhe as komisioni i ligjeve nuk ka vënë bashkinë nën presionin e duhur për të mos nëpërkëmbur të drejtën e qytetarëve për t’u informuar për shtëpitë e tyre. Dhurata Çupi tha se PD do të vazhdojë ta mbajë këtë çështje në vëmendje, pasi qëllimi i saj nuk është show mediatik, por zgjidhja e problemit të banorëve të 5 majit.

‘Para disa ditësh ne këtu zhvilluam një dëgjesë publike. Në dijeninë time është e vetmja dhe e para dëgjesë e këtij lloji në Kuvendin e Shqipërisë dhe në Komisionin e Ligjeve, ku këtu ishin të ftuar qytetarët e Lagjes “5 Maji”, të njohur për një shqetësim dhe problematikë të tyre. Është e vërtetë që ne i dëgjuam, por ne atyre duhet t’u japim besimin që përveçse i dëgjojmë edhe ua zgjidhim hallin apo problematikat nëse ata kanë të drejtë dhe ne kemi detyrim t’u japim atyre të gjithë dokumentacionin dhe arsyetimin e mundshëm ku ata kanë të drejtë, ku janë cënuar dhe ku nuk kanë të drejtë.

Ne nuk mund ta lëmë këtë dëgjesë publike në heshtje, ose pezull. Ju në mbyllje të dëgjesës deklaruat se të gjitha shqetësimet e qytetarëve do t’jua nisni institucioneve shtetërore. Tashmë ka kaluar një afat rreth 10 ditor ndërkohë qytetarëve u prishen shtëpitë çdo ditë. E kam thënë, ka një grafikë ku çdo ditë u prishen ose në mënyrë periodike u shprishen shtëpitë. Ka banorë që flenë ende në rrënojat e shtëpive të tyre për shkak se nuk është siguruar nga Bashkia Tiranë, bonuset, banesat, ka qytetarë që nuk kanë pranuar të nënshkruajnë marrëveshjet me Bashkinë e Tiranës. Ka qytetarë të cilëve u dërgohet njoftimi në fundjavë, ditët e enjte, në mënyrë që të mos aksesohen për të marrë pezullimin apo sigurimin e padive në gjykata, sepse njoftimi është 5 ditor.

Ka shqetësime të këtyre qytetarëve të cilët siç edhe ne të gjithë këtu i dëgjojmë, edhe në media është kthyer në shqetësim, por ajo që është më e rëndësishme është shqetësimi i qytetarëve atje.

Dhe ajo çfarë është tjetër e rëndësishme është ajo që ne i dëgjuam si Komision dhe ne duhet t’i tregojmë s nuk i dëgjuam për zakon dhe për të dalë në televizor, por i dëgjuam që t’ju japim besimin që shteti është me ta. Kështu që unë do të doja një informacion nga ju si kryetare e Komisionit mqse morët përsipër komunikimin me institucionet shtetërore dhe komunikimin me kryetarin e Bashkisë i cili nuk pranoi të ishte në dëgjesë.’- tha Çupi.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja