Dëgjesa në këshillin bashkiak me inxhinierët, Veliaj: Shtëpitë e reja me vlerë shumë më të lartë se të shemburat (VIDEO)

Në Këshillin Bashkiak të Tiranës sot u zhvillua dëgjesa e radhës me inxhinierët të cilët kanë projektuar ndërtimin e shtëpive të reja apo rikonstruksionin e atyre të dëmtuara nga tërmeti. Fillimisht fjalën e mori kryetari i bashkisë Erion Veliaj i cili tha se pjesa më e madhe e projkteve për Kombinatin ka kaluar. Kjo zonë ishte edhe më e prekura nga tërmeti, ndërsa Veliaj përmendi edhe disa zona të tjera.

“Pyetja nuk është sa biem dhe si biem sepse tërmetin dhe pandeminë nuk i kemi në dorë. Pyetja është: sa shpejt ngrihemi. Ky është një proces ringritjeje, që filloi në orën 03:54 të mëngjesit të 26 nëntorit, kur kryeministri ishte i pari që mobilizoi të gjithë të tjerët, si pjesën e kërkim-shpëtimit, ashtu edhe sistemimin e të gjithë atyre që humbën familjarët, e tani po menaxhon procesin e rindërtimit,”- tha Veliaj. Ai siguroi qytetarët se derisa të futen në banesat e tyre të reja, do të marrin pagesat për bonusin e qirasë.

“Është hera e tretë që marrim vendime të tilla, aspak të lehta, por janë vendime të drejta. Secila familje që trajtohet me bonus qeraje, do të vazhdojë ta marrë atë, derisa të ketë në dorë çelësin e një shtëpie të re që do të vlejë më shumë në treg sesa shtëpia që la,”- sqaroi Veliaj.

Ndërkohë, Bashkia e Tiranës ka filluar me ndërtimet në zonat rurale. “Kemi filluar me ndërtimin e shtëpive të reja në Farkë, pasi mbaruam rindërtimin e të gjitha banesave që u prishën nga tërmeti i shtatorit. Puna ka nisur për 53 shtëpitë e para dhe deri në fund të verës, një pjesë e familjeve do të kthehen në banesat individuale të rindërtuara,”- tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë theksoi se për të gjitha banesat që do rindërtohen në lagjet e reja janë vendosur kritere të forta dhe që do të kenë edhe eficencë të lartë energjetike. “Një pjesë e madhe e vendimmarrjes sot për prishje është formalitet, pasi kemi formalizuar lagjet e reja në Kombinat dhe te Bregu i Lumit, zona e “5 Majit”. Për shtëpitë e reja kemi vendosur kriteret më të fundit të eficiencës energjike, për t’u siguruar që jo vetëm marrim një shtëpi që në vlerë tregu është më e mirë, por marrim një shtëpi që në vlerë mirëmbajtjeje është më e lirë,”- deklaroi Veliaj.

Ndërkohë inxhinierët të cilët ishin të pranishëm në këshill bashkiak treguan me detaje mënyrën se si është ndërhyrë në shtëpitë apo pallatet në disa zona të kryeqytetin, ndërsa më konkretisht njëri prej tyre, Markel Baballaku, u shpreh:

"Ndërtesat do të kenë një strukturë e cila fillimisht siguron jetesën edhe pse jo në 100% të rasteve. Ndërtesat e reja do të kenë mundësi të larta rikonstruksioni dhe dëmtimet në rast tërmeti do të jenë të vogla."

Një ndërhyrje të shkurtër gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak bëri deputeti Xhemal Qefalia, i cili u shpreh: "Sot banorët e Krrabës që kanë qenë gjithmonë të tronditur e kanë si ogur të mirë se ndërtesa shkon për t'u shembur. (Le të kuptohet për ndertesat e reja). Krraba është vend me banorë heterogjen, sepse janë kryesisht të ardhur për shkak të minierës që është në zonë."

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda