Është zhvilluar sot në Vlorë një tryezë e rrumbullaket me drejtues të komuniteteve fetare të rrethit Vlore, në nisje të 16 ditëve të fushatës së përvitshme të ndërgjegjësimit kundër dhunës me bazë gjinore
“Dëgjo, Beso, Mbështet të mbijetuarat e dhunës”, është slogani i këtij viti i kësaj fushate ndërkombëtare. Në ketë këndvështrim autoritetet e larta fetare sugjeruan dhe këshilluan mbështetjen teksa u diskutuan çështje të mprehta për mënyrën si të bashkuar të parandalohet fenomeni i dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe t’u vihet në ndihmë sa më mirë viktimave të dhunës.
Në mbyllje të forumit të sotëm me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe ngritjen e urave të bashkëpunimit mes institucionet shtetërore dhe institucioneve fetare me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj viktimave të dhunës në familje, autoritetet dolën me një deklaratë të përbashkët për të dënuar dhe parandaluar dhunën ndaj grave.
Firmëtarët e deklaratës kundër dhunës ndaj grave
Armand Asllani, Myfti i Myftinisë Vlorë
Imzot Giovanni Peragine, Administrator Apostolik i Shqipërisë së Jugut, Kisha Katolike Vlorë
At Kostandin Prifti, Prift i Kishës Orthodhokse, “ShënTheodhori” Vlorë
Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve
Përfaqësues të Vëllazërisë Ungjillore Shqiptare: Pastor Kirk King, Kisha Biblike Baptiste Vlorë, Pastor Julian Muhameti, Kisha Ungjillore Vlorë, Eduart Hoxha, drejtues Kisha e Krishtit Vlorë.
Klerikët shqiptarë në Vlorë
Lajmi kryesor:
6 gra humbën jetën në 2020! Nga 2980 denoncime, vetëm 532 abuzues të arrestuar, pedagogia Luarasi: 1 në 2 gra në Shqipëri pre e dhunës
