6 gra humbën jetën në 2020! Nga 2980 denoncime, vetëm 532 abuzues të arrestuar, pedagogia Luarasi: 1 në 2 gra në Shqipëri pre e dhunës

Në shtëpinë me qira, ku jetonte me të bijën dhe të ëmën e saj, në janar Enkelenda Çapoku u vra nga kunati i saj me thikë, levë dhe shkop druri.

39-vjeçarja është një nga 6 viktimat e dhunës në familje për vitin 2020 në Shqipëri. Kurse 2980 gra gjetën forcën për t’i denoncuar dhe 532 autorë janë arrestuar nga  policia.

Në ditën ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, pedagogia Iris Luarasi tha për Report Tv se 1 në 2 gra janë viktimë e dhunës në familje por mijëra të tjera vuajnë në heshtje.

“Studimi i fundit kombëtar që është bërë në lidhje me dhunën në familje, në fakt ka treguar që 1 në 2 gra është viktimë e dhunës në familje në Shqipëri. Po të marrim parasysh sa telefonata marrim ne, sa telefonata merr policia, sa njerëz shkojnë denoncojnë direkt dhe fillojnë proceset gjyqësore vetë me iniciativën e tyre, sigurisht që numri nuk përfaqësohet asnjëherë dhe patjetër që ka me mijëra gra dhe vajza që e vuajnë dhunën e tyre në heshtje”, u shpreh Luarasi.

Së fundmi, vendi ynë ka ashpërsuar dënimet për dhunuesit. Më 18 nëntor kanë hyrë në fuqi masat e reja, ku parashikohet që autori dëbohet menjëherë nga shtëpia pa pritur një vendim Gjykate, por vetëm me urdhër të Policisë së Shtetit.

“Ideja është që edhe në rastet kur gjykata e jepte këtë urdhrin e mbrojtjes, problemi është që ti fusje dy palë në konflikt që jetonin në një banesë që në rastet tipike shqiptare është gjithmonë një banesë e vogël një dhomë e kuzhinë, dy dhoma e kuzhinë. Dy njerëz që kanë një raport absolutisht agresiv me njëri-tjetrin. Domethënë gruaja e frikësuar pasi ka bërë denoncimin dhe burri agresiv pasi gruaja e ka denoncuar dhe me pikëpyetje të mëdha që si ka mundësi që kjo që unë e konsideroja që është prona ime arriti deri këtu sa mundi t’më denonconte”, shtoi më tej pedagogia Iris Luarasi.

Çdo vit, nga 25 nëntori, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, deri më 10 dhjetor, Dita e të Drejtave të Njeriut, 16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore, është një kohë për të nxitur veprime kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave rreth botës.

“Sot është dita e parë e fillimit të 16 ditëve. Quhen 16 ditët e aktivizmit kundra dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”, tha Luarasi.

  Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca mëngjesin e sotëm e nisi me një mesazh shumë të fortë

Dhuna ndaj grave dhe vajzave është shkelje e të drejtave të njeriut dhe nuk ka vend askund në botë", shkruan Soreca.

Pse data 25 nëntor? Më datë 25 nëntor të vitit 1960, tre motra nga Republika Dominikan të quajtura Patria Mercedes Mirabal, María Argentina Minerva Mirabal dhe Antonia María Teresa Mirabal u vranë pasi ishin torturuar për disa muaj nga organizata e sigurisë së ushtrisë së këtij vendi. Krimi i këtyre tre motrave ishte pjesëmarrja në aktivitetet politike kundër regjimit diktator që sundonte në Republikën Dominikan. 21 vite më vonë, do të thotë në vitin 1981, gjatë një konference të zhvilluar në Bogota, kryeqytetin e Kolumbisë, me pjesëmarrjen e mbrojtësve të të drejtave të grave në Amerikën Latine dhe në rajonin e Karaibeve, u propozua që data e vrasjes së këtyre tre motrave të emërohet Dita Botërore për Ndalimin e Dhunës kundër Grave. Në vitin 1999 , edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara datën 25 nëntor e ka njohur zyrtarisht si Dita Botërore për Ndalimin e Dhunës ndaj Grave. Aktualisht shtëpia e motrave Mirabal është shndërruar në muze dhe për çdo vit në shumë vende të botës organizohet programe dhe ceremoni të ndryshme në lidhje me këtë çështje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:10
Meta mesazh në ditën ndërkombëtare të dhunës ndaj grave: Duhen forcuar dhe zbatuar ligjet ndaj dhunuesve

Në Ditën Ndërkombëtare për eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, Presidenti Ilir Meta thotë se është e domosdoshme të rrisim ndërgjegjësimin e shoqërisë sonë në shtimin e përpjekjeve për zhdukjen e këtij fenomeni.

Presidenti i Shqipërisë në një njoftim në rrjetin e tij social Facebook, ka folur në lidhje me fenomenin e dhunës ndaj grave në Shqipëri dhe se si situata pandemike që ndodhemi aktualisht ka ndikuar në shtimin e këtij fenomeni.

Meta theksoi se për eliminimin e këtij fenomeni duhet të evidentohet dhe dënohet dhunuesi nëpërmjet forcimit të ligjeve ndaj tyre dhe duke luftuar shkaqet e dhunës.

 

Ora 16:10
‘Dëgjo, Beso, Mbështet’, përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri bashkë kundër dhunës ndaj grave

 

Është  zhvilluar sot në Vlorë  një tryezë e rrumbullaket me drejtues të komuniteteve fetare të rrethit Vlore, në nisje të 16 ditëve  të fushatës së përvitshme të ndërgjegjësimit  kundër dhunës me bazë gjinore

“Dëgjo, Beso, Mbështet të mbijetuarat e dhunës”, është slogani i këtij viti i kësaj fushate ndërkombëtare. Në ketë këndvështrim  autoritetet e larta fetare  sugjeruan dhe këshilluan mbështetjen  teksa u diskutuan  çështje të mprehta për mënyrën si të bashkuar të parandalohet fenomeni i dhunës  ndaj grave dhe vajzave dhe t’u vihet në ndihmë sa më mirë viktimave të dhunës.

Në mbyllje të forumit të sotëm me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe ngritjen e urave të bashkëpunimit mes institucionet shtetërore dhe institucioneve fetare me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj viktimave të dhunës në familje, autoritetet dolën me një deklaratë të përbashkët për të dënuar dhe parandaluar dhunën ndaj grave.

Firmëtarët e deklaratës kundër dhunës ndaj grave

Armand Asllani, Myfti i Myftinisë Vlorë

Imzot Giovanni Peragine, Administrator Apostolik i Shqipërisë së Jugut, Kisha Katolike Vlorë

At Kostandin Prifti, Prift i Kishës Orthodhokse, “ShënTheodhori” Vlorë

Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve

Përfaqësues të Vëllazërisë Ungjillore Shqiptare: Pastor Kirk King, Kisha Biblike Baptiste Vlorë, Pastor Julian Muhameti, Kisha Ungjillore Vlorë, Eduart Hoxha, drejtues Kisha e Krishtit Vlorë.

Klerikët shqiptarë në Vlorë
Ora 15:47
Dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas, Kryemadhi: Ajo është jeta, pa të bota do të ishte pa ngjyra

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka shprehur mbështetjen e saj për gratë në ditën ndërkombëtare kundër dhunës së gruas. Ajo shprehet se gruaja është jeta dhe pjesa më e bukur e shoqërisë dhe se ato meritojnë të bëjnë një jetë pa dhunë, në çdo formë të saj.

"Është shumë pak të thuash për një grua që meriton një jetë pa dhunë. Kur flasim për gruan kemi folur për vetë jetën, pa të bota do të ishte pa ngjyra. Gruaja është pjesa më e bukur e shoqërisë sonë, ajo është themeli i saj. Nëse një gruaje i jep pak dashuri, ajo jep gjithçka. Dëgjojë gruan, besoje, mbështete", shprehet Kryemadhi.

Kjo fushatë ndërkombëtare zhvillohet për 16 ditë nga 25 nëntori deri më 10 dhjetor, ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Në Shqipëri gjatë vitit 2020, 6 gra kanë humbur jetën si pasojë e dhunës nga bashkëshortët e tyre. 2980 kanë gjetur forcë për t'i denoncuar ato, por ajo që është më alarmante është se nga një numër i lartë denoncimesh, vetëm 532 janë arrestuar nga ana e policisë shqiptare.

 

Ora 09:54
Mesazhi i ambasadorit Soreca: Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk ka vend askund në botë

 Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca mëngjesin e sotëm e ka nisur me një mesazh shumë të fortë, për një nga problematikat më kryesore që po përballen shumë vende në botë, ku fatkeqësisht nuk bën përjashtim as Shqipëria. Bëhet fjalë për dhunën ndaj grave. Një shkelje e të drejtave të njeriut, shkruan Soreca, që nuk duhet të ketë vend askund në botë.

" Dhuna ndaj grave dhe vajzave ëshë shkelje e të drejtave të njeriut dhe nuk ka vend askund në botë", shkruan Soreca.

 

B.K./E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirana: 25/11/2020 20:46

    Po kur behen grate dhunuese psikologjike te grave te tjera, me menyra te ndyra qe nuk i pranon truri, si i behet? P.sh.del nje " grua" per te shitur ambulante,nuk fiton leke sa i duhen dhe merret me burra te tjere imorale qe i mban si zagare,e merret me pislleqe te degradoj imazhin e grave qe kalojne ne rruge te vene ne shtepi, se paguhet ekstra nga nje tjeter "grua" e djemte e saj,per te prishur imazhin e te tjerave, se nuk eshte imorale,ashtu sic e duan qafiret e qafires. O zot,ndihmoji njerezit ne hallin e tyre nga keta mostra, se shteti nuk paska fuqi qe te parandaloje keto mostra, se kane leke e paguajne kur denoncohen. Kryesisht ndodhin ne Tirane se ka ardhur llumi nga fshatrat me te humbur nga gjithe vendi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur