Komisioni për Integrimin Europian ka miratuar në mbledhjen e djeshme virtuale projekt- relozutën “Për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe miratimin e planit të masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian”.

Gjatë mbledhjes u shënua një incident në momentin që kryetarja e Komisionit, Rudina Hajdari po bënte apelin përmes platformës “Zoom”, në radhën e deputetit Taulant Balla, u dëgjua edhe zëri “misterioz”.

Një nga mikrofonët e deputetëve ndizet dhe dëgjohet telefonata: “Dëgjo këtu ti pederast m*ti”. Ndërkohë që dëgjohet edhe një përgjigje tjetër: “Pse ça bëra unë?”