Turistët janë alarmuar nga ngjarja që ka ndodhur sot në plazhin e Radhimës, ku vëllai ka hapur zjarr ndaj vëllait, për të drejtën për të administruar plazhin. Ato thanë se dëgjuan shumë të shtëna, ndërsa disa prej tyre u fshehën pas lokalit.
‘Dëgjuam shumë të shtëna, mbi 5-6 herë. Kisha vajzën me gjithë djalë dhe ka me vrap. Të tjerët u fshehën pas lokalit.'- tha një pushues.
'Isha me burrin dhe djalin e nipin. U shqetësuam shumë, dëgjuam krisma. Policia erdhi shumë shpejt, do t’i them burrit të ikim në shpi. Jam nga Kuçova.'- u shpreh një turiste.
'Nuk e kuptuam. Nuk pashë gjë, pamë vetëm policinë. Jam për herë të parë në Shqipëri- u shpreh turistja.
Lajmi kryesor:
Përplasje me armë për administrimin e plazhit në Radhimë, vëllai i vogël qëllon drejt vëllait të madh, s'ka të lënduar! Arrestohet autori! Pushuesit: Ikëm me vrap (VIDEO)








