Degradon lagjia historike në Vlorë, bizneset në protestë: Zona s'pastrohet, era e rëndë dhe pusetat largojnë klientët! Po behën diferencime nga policia, nxisin konkurrencën e pandershme

E rikonstruktuar dy vite më parë lagjia historike e Vlorës po shkon drejt degradimit. Mbeturina të shumta, erë e rëndë nga pusetat, dhe puse të hapura që rrezikojnë jetën e fëmijëve janë disa nga shqetësimet kryesore të bizneseve që operojnë në lagjen "Muradie". Në shenjë proteste pronarët e bar-kafeve kanë mbyllur bizneset dhe kanë lexuar para medias kërkesat ndaj bashkisë së Vlorës.

“Të merren masat për pastrimin dhe dezinfektimin dhe mirëmbajtjen në zonë, rrezikshmëria nga pusetat e hapura ku ky është një ambient familjar dhe ka fëmijë. Pastrimi i kanalizimit dhe aroma e keqe që mbajnë pusetat e zonës që ndikojnë në mos frekuentimin e njerëzve në zonë. Ndalimi i motoçikletave dhe biçikletave hipur dhe vënia e gjobave nga policia nuk respektohen, prania e qenëve endacak në zonë është rrezikshmëri për frekuentimin e biznese, pabarazia mes bizneseve ku ndalimi i muzikën ndodh vetëm në qendrën historike dhe lejohet në bizneset e tjera të lungomares”, thanë pronarët e lokaleve.

Ata shprehen se nuk janë pritur nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ndaj sot kërkojnë publikisht reagim prej institucionit vendor. Një tjetër shqetësim është ora policore dhe ndalimi i muzikës. Ata shprehen se policia e Vlorës, vepron në mënyrë preferenciale, duke nxitur konkurrencën e pandershme në qytetin bregdetar.

"Dje kishim një organizim në zonë dhe policia erdhi dhe e ndaloi. Prezenca e policisë në zonë nuk është mirë as për bizneset dhe as për turistët. Ne po ngremë punën duke organizuar evente për të sjellë njerëz dhe të frekuentohet nga turistët. Muzika nuk ndalohet në të gjitha lokalet e Vlorës, por vetëm aty ku bëhen disa ankesa. Ne kërkojmë të mos na vinë vetëm neve dhe kjo të mos jetë selektive por të jemi të barabartë”, thanë pronarët e lokaleve në qendrën historike të Vlorës.

"Lagjja Muradie", është një prej lagjeve historike të qytetit të Vlorës dhe po ashtu përbën një kompleks muzeal. Në prag të cceljes së sezonit turistik, ajo duket se është larg mikpritjes së turisteve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/05/2021 00:55

    Jam dakord qe pusetat duhen mbyllur,qente endacake duhen zhdukur,motocikletat duhen ndaluar,era e keqe e kanaleve duhet pakesuar;sa per bicikletat,ato nuk jane problem,plerat mund te hiqen ne nje bashkepunim mes bashkise e bizneseve .Keta te fundit duhet t'a pastrojne territorin e tyre,bashkia ,pjesen tjeter;sa per muziken,izoloini muret e lokaleve me materiale qe nuk lejojne depertimin jashte te zhurmave,dhe pastaj po te doni mund t'i bini qemanes 24 ore dhe asnje njeri nuk ka per t'u ankuar,dhe asnje polic nuk keni per te pare ne dere te lokalit.

    Përgjigju
  • Vlora: 15/05/2021 16:01

    Tani fituam. Sna plas fare se ka apo ska era mut.

    Përgjigju
  • Lui: 15/05/2021 14:30

    Ahahah.., filloi "lufta" bashki-qeveri..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, fiton Celtics! Zhgënjejnë Golden State dhe Denver

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, fiton Celtics! Zhgënjejnë Golden State dhe Denver