Degradon Monumenti 160-vjeçar
i Kulturës në Delbnisht të Kurbinit 

Degradon Monumenti 160-vjeçar<br />i Kulturës në Delbnisht të Kurbinit 
Godina 165-vjeçare, e njohur si ish-rezidenca e ishpeshkëvisë në fshatin Delbnisht të rrethit të Kurbinit po shkatërrohet.
 
Alarmin për degradimin e godinës e ka dhënë Paulin Zefi specialist i Monumenteve të Kulturës në rrethin e Kurbinit.
 
Ndërtimi i kësaj godine ka nisur në vitin 1850 dhe përfundoi në vitin 1851 së bashku me rindërtimin e kishës së Shën Teodorit, e cila ishte shkatërruar nga Turqit që në vitin 1478.
 
Ish rezidenca e ipeshkëvisë së Durrësit u shpall Monument Kulture dy vjet më parë. Kjo ndërtesë dykatëshe shërbente për të drejtuar e kontrolluar 18 famulli, duke përfshirë Durrësin, Krujën, Tiranën, Kurbinin, Matin dhe një pjesë të Mirditës.
 
Ndërtesa ka vlera të mëdha arkitektonike, kulturore dhe historike. Këtu kanë shërbyer mjaft figura të ndritura të katolicizmit. Në vitin 1914 këtë rezidencë e kanë djegur dhe shkatërruar ithtarët e Haxhi Qamilit. Pas këtij shkatërrimi rezidenca u restaurua në vitet 20, por pasi humbi edhe katin e trete.
 
Gjatë komunizmit shërbeu si shkollë, deri në vitin 1991, kur kjo godinë iu kthye kishës.
Zef Lleshi kujdestar vullnetar i kishës, rrëfen se çfarë po ndodh me këtë monument, ku uji futet kudo, tavanet rrjedhin, dhe muret janë çarë.
 
Siç shihet qartë në këtë monument janë prishur jo vetëm muret, por edhe dritaret. Godina është e rrethuar nga ferrat e shkurret. E vetmja gjë që e dallon si Monument Kulture është një tabelë e vendosur në hyrje të saj.

[gallery]20148[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur