Dekani i Mjekësisë: 60 % e
studentëve që na vijnë, ngelin

Dekani i Mjekësisë: 60 % e<br />studentëve që na vijnë, ngelin
TIRANË - Për dekanin e Mjekësisë, Bajram Hysa, sistemi i Maturës shtetërore ka dështuar. Këtë përfundim ai e lidh me cilësinë e studentëve që iu vijnë, që sipas tij, rezultojnë shumë të dobët. Ai thotë se 60% e studentëve të mjekësisë nuk arrijnë ta kalojnë vitin e parë. Ndaj në këtë situatë, kur në mjekësi shkojnë studentët më të mirë të vendit, ai propozon të hiqet matura shtetërore dhe të ndryshojnë rregullat për pranimet.

"Matura shtetërore nuk i ka dhënë rezultatet e duhura, për të mos thënë se në shumë raste ka pasur dhe dështime. Vetëm këtë vit, numri i studentëve që janë për vjeshtë është mbi 60%. Kjo tregon për rezultatet që matura shtetërore ka pasur. Kurset që kanë qënë zhvilluar kanë prodhuar më shumë cilësi, por për konkurset kanë një vështirësi më të madhe sepse për një fakultet si mjekësia konkurentët janë të shumtë, mbi 6 mijë vetë.

Është shumë e vështirë të organizohesh me këtë strukturë që kemi ne"- tha Bajram Hysa. Në fakt, kundërshtimet ndaj procesit të maturës shtetërore kanë pasur edhe dekani i Filogjikut, Shezai Rrokaj dhe dekania e gjuhëve të huaja, Klodeta Dibra.

Shkrimi u publikua sot (26.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania