Deklarata e fortë e ambasadorit amerikan: As Beogradi dhe as Prishtina nuk do të marrin kurrë çfarë duan

Deklarata e fortë e ambasadorit amerikan: As Beogradi dhe as Prishtina nuk do të marrin kurrë çfarë duan

Flamujt e Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott, ka deklaruar se dialogu Beograd- Prishtinë duhet të hyjë në fazë më intensive. Ka shtuar se shpreson se kompromis madje do gjendet brenda këtij viti.

Kyle Scott për televizionin publik serb ka theksuar se është e qartës se as Beogradi dhe as Prishtina nuk do të fitojnë krejt çfarë duan, porse është e rëndësishme që të dy palët të arrijnë te kompromisin.

“Për këtë arsye është aq e rëndësishme që ky dialog që udhëhiqet nga BE. Mendoj se dialogu duhet të hyjë në fazë më intensive sepse shpresoj se kompromisi, do të arrihet, madje, në këtë vit”, ka thënë Scott, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se deklarata e mëhershme se SHBA-ja dëshiron t’i inkurajojë Serbinë e Kosovën ta arrijnë kompromisin, është pjesë e politikës së tashme të jashtme të SHBA-së.

Scott ka përfunduar se fjala kompromis është e shëmtuar, porse kompromisi është shtyllë e politikës ndërkombëtare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë