Kurti-Vuçiç takohen në Bruksel! Borrell: Të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

Kurti-Vuçiç takohen në Bruksel! Borrell: Të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

KOSOVË- Qeveria e Kosovës e ka konfirmuar takimin e nesërm mes kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Zëdhënësi Përparim Kryeziu, tha se Kurti do të udhëtojë sot për në Bruksel, por takimi me liderin serb mbahet të hënën. Nga ana tjetër, edhe presidenti Vuçiç tha se do të shkojë në takim.

Takimi u njoftua dhe nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Nëpërmjet një postim në "Twitter", ai shkruan se ka thirrur ditën e nesërme në një takim urgjent me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç.

Borrell thotw  se është e nevojshëm normalizimi i  marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe gjetjes së një zgjidhjeje të situatës së përshkallëzuar, duke iu referuar kështu tensioneve në Veri të Kosovës.

Takim i nesërm përkon me afatin e fundit të lëshimit të fletë-qortimeve, çka shënon nisjen e fazës së re të vendimit për targa, atë të gjobitjes. Nesër, në 21 nëntor pritet të nisë faza e dytë e vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave, ku pronarët e veturave me targa të Serbisë, do të gjobiten me shumën 150 euro.

Ndërkohë në 18 dhjetor,  janë përcaktuar të mbahen zgjedhjet lokale në katër komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës, ku zyrtarët serbë kanë dhënë dorëheqjen nga këshillat bashkiakë dhe postet e tjera duke krijuar ngërçe në funksionimin e institucioneve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:19
Kurti-Vuçiç nesër në Bruksel, Borrell: Një takim urgjent! Të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë


Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, thotë se ka thirrur ditën e nesërme në një takim urgjent kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç, ashtu sikurse ishte bërë e ditur dhe më herët nga krerët e dy vendeve.

Nëpërmjet një postim në "Twitter", Borrell shkruan se është e nevojshëm normalizimi i  marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe gjetjes së një zgjidhjeje të situatës së përshkallëzuar, duke iu referuar kështu tensioneve në Veri të Kosovës.

 “Unë do të thërras nesër një takim urgjent të Dialogut Beograd-Prishtinë me Kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandër Vuçiç. Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin e situatës, të ndalojmë së ikuri nga menaxhimi i përhershëm i krizës dhe në vend të kësaj të fillojmë të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, shkruan Borrell në Twitter.

B.K./S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala: 20/11/2022 22:42

    Ku je arberor te komentosh mer Dak.??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?