GREQI - Pas politikanëve grekë kanë reaguar edhe qytetarët kundër deklaratave të Kryeministrit Berisha për Prevezën. Prodhuesit e vajit të ullirit në Prevezë kanë vendosur të dëbojnë punëtorët shqiptarë, që merren me vjeljen e ullirit.
Gazeta greke “Stokos” shkruan se prodhuesit e vajit të ullirit janë shprehur se nuk kanë asgjë me qytetarët shqiptarë, por e konsiderojnë veten të prekur nga deklarata e Kryeministrit shqiptar që e konsideroi territor shqiptar Prevezën.
Pronarët grekë të disa plantacioneve me ullinj e kanë cilësuar një provokim të rëndë këtë deklaratë, ndaj dhe kanë ndërmarrë këtë vendim ndaj qytetarëve shqiptarë, të punësuar atje.
Berisha më 27 nëntor në Vlorë foli për Shqipërinë nga Preveza në Podgoricë, duke sqaruar më vonë se deklarata kishte të bënte me Shqipërinë e 100 vjetëve më parë.
Kjo deklaratë çoi në anulimin e vizitës së ministrit të Jashtëm grek Avramopulos, i cili gjithashtu u kundërpërgjigj përmes një deklarate duke theksuar se “liderët politikë duhet të shohin 100 vjet përpara dhe jo 100 vjet prapa”.
DEKLARATA E KRYEMINISTRIT ME 27 NENTOR NE VLORE
“Gëzuar Vlorës, qytetarëve të saj, Ismail Qemal Vlorës e burrave të tjerë të kombit, që shpallën në këtë qytet të përjetshëm, në 28 nëntor të viti 1912, pavarësinë e Shqipërisë, pavarësinë e Shqipërisë etnike, Shqipërisë së të gjitha trojeve shqiptare nga Preveza në Preshevë, nga Shkupi në Podgoricë. Nder përjetë babait të pavarësisë së Shqipërisë Ismail Qemal Vlorës, burrave që firmosën aktin e pavarësisë, qytetarëve të Vlorës e të mbarë Shqipërisë! Gëzuar 100 vjetorin”, u shpreh Berisha më 27 nëntor në Vlorë.
Redaksia online
(jd/eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Shkrimi origjinal