Jennifer Lopez ishte një nga këngëtaret e cila e ndezi skenën madhështore me deklaratën e saj. Këngëtarja botërore i ka lënë të gjithë gojëhapur teksa ka bërë një deklaratë të fortë dashurie për sportistin Alex Rodriguez. Ky i fundit nuk u rezistoi dot fjalëve të ëmbla të partneres dhe shihej gjatë gjithë kohës duke fshirë lotët.
“Ti je pothuajse si shpirti im binjak. Ne jemi pasqyrimet e njëri-tjetrit. Jeta ime është më e bukur dhe më e ëmbël kur ti je në të,”- u shpreh ajo para një bote të tërë, teksa performonte në MTV Video Music Awards 2018.
“Dua thjesht dikë që të më shohë ashtu siç Alex sheh Jennifer-in gjatë performancës së saj,”- shkruante dikush në Twitter.