Deklarata e fortë e ish-gardistit Paro Laçi në Report Tv: Berisha urdhëroi vrasjen e ish-kryeministrit Bashkim Fino, nëse do futej në Shkodër do ekzekutohej

TIRANË- Ish-gardisti Paro Laçi, një nga njerëzit më të afërt të Berishës, i ftuar në Report Tv tregon ngjarje të pazbardhura më parë, të ndodhura në vitin e mbrapshtë të 1997. Paro Laçi thotë për Report Tv se Sali Berisha kishte planifikuar vrasjen e kryeministrit të asaj kohe, Bashkim Finos.

Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Paro Laçi thotë se nëse Bashkim Fino do të futej në Shkodër, ,e urdhër të Sali Berishës ishte planifikuar vrasja e tij.

“Berisha ka dhënë urdhër, kam qenë në Kurbin, nëse Bashkim Fino do hynte në Shkodër do ekzekutohej. Ka qenë një plan i mirëfilltë. U dha urdhri i Berishës, nëse do tentonte dhe do kalohej Bushati. Në Mamurras ka tentuar të vrasë Fatos Nanon, ka qenë i shoqëruar me grup të madh njerëzish. Flasim për ‘97. Bashkim Fino ka qenë plan i mirëfilltë. Të dalin çunat Bushatit dhe të pranojnë urdhrat e Berishës me djeg Laçin, kanë vdekur njerëz në ‘91. Janë gjithë këto krime që rëndojnë mbi Berishën”, tha Paro Laçi në Report Tv.

Paro laçi flet edhe për zgjedhjet e vitit 1996, ku thotë se Berisha i ka vjedhur votat me armë.

"Fondi monetar u largua nga Shqipëria dhe Berisha votimet e ‘96 i ka marrë me armë. Kemi shkuar në komisione u kemi bërë presion me armë dhe komisionerët e PS janë tërhequr. Kam qenë vëzhgues edhe në Pezë, jam përplasur me Mustafa Cekën. Ne si përkrahës të Berishës, i kemi vjedhur në 96 votat me armë, kemi nxjerrë pistoletën në zonat e votimit në disa raste. Të vërtetat qoftë edhe vonë duhet të thuhen. Urdhri ishte i Berishës, nuk mund të bëhej asgjë pa urdhrin e Berishës. Berisha humbi në ’94, dihej që nuk fitonte dhe u bë ajo kasaphanë në votime", tha Laçi. 

Ish-gardisti flet edhe për zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, më 21 tetor 1995. Laçi pretendon se Hoxha është eliminuar me urdhër të Berishës dhe hedh dyshime se trupi i tij mund të jetë hedhur në det.

"Kjo ka qenë një ndër urdhrat që Berisha ka dhënë. E ka dhënë Berisha urdhrin për kapjen, flitej se ka pasur një kasetë. SPAK po të dojë mund të gjejë gjurmë të skafit të Berishës. Ka udhëtuar pa qenë berisha brenda nga Durrësi deri në Lezhë dhe në bazën sekrete që ka pasur shik është zhdukur i ndjeri Remzi Hoxha. Ka lëviz skafi i presidentit vetë dhe s’ka pas arsye përse me lëviz pa presidentin, librat detare nga porti në port duhet të kenë lenë gjurmë", tha Paro Laçi.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:28
Rrëfimi i ish-gardistit Paro Laçi në Report Tv: Berisha urdhëroi disa herë pengmarrjen e Azem Hajdarit në ’96! Donte ta vriste

 

Ish-gardisti Paro Laçi për Report Tv thotë se Sali Berisha në vitin 1996 ka urdhëruar disa herë pengmarrjen e Azem Hajdarit. Paro Laçi thotë se Berisha donte ta vriste.

"Është tentuar të merret peng Azem Hajdari në ‘96. Njëherë te Rogner kam qenë vetë prezent që i kam ndaluar. Do merrej peng dhe nuk e di ku do çohej, një rast tek qyteti studenti, ku janë godinat tek 21 dhjetori. Ka qenë Flamur Noka, si student me Azem Hajdarin, kam qenë prezent që se kam lejuar atë grup. Njëherë pas muzeut, ku ndërhynte edhe e shoqja, bëri pak debat dhe unë largova çunat që kishin ardhur për ta marrë peng. Do ta merrnin peng për ta vrarë", tha Paro Laçi në Report Tv. 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KRIM ABOLIM: 15/10/2024 22:02

    Ata që kan denoncu krimet e familjes Berisha e kanë pësa keq biles edha ata jashtë shtetit si në Kosovë Maqedoni Diasporë andaj kujdes

    Përgjigju
  • Njoni: 15/10/2024 21:07

    Uboft nona ketij. Po degjuat nonen e fusni dhe ket mi qeli me berishen. Se ky tani qe u peishen intreresat tregon . Në ate koh thoshte do I vras un me duart e mija. Trimi nones ti te hoksha nona leshin e sjetlles qete mban ere deri në shijak.

    Përgjigju
  • Laci Paro: 15/10/2024 19:23

    Ky paska pjerdh fare. E beri Saliun killer serjal. Po ik o i cmendur ku ishe der para 10 vjetesh apo tani u levrua fondi per fushat. Mir e ke dhe ti. Kap ca te kapesh.

    Përgjigju
    • Para Laçi: 15/10/2024 19:39

      Ky duhet marrë i pandehur për mos kallzim krimi

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’