Një deklaratë e bujshme është bërë nga 18-vjeçari Lamine Yamal, i cili ka 'shpërthyer' me akuza të forta ndaj Real Madrid para "El Clasico"-s që do të luhet më 26 tetor.
Në një intervistë për emisionin “Chup Chup Kings”, sulmuesi i Barcelonës nuk ka kursyer fjalët e rënda ndaj rivalëve të tij të përjetshëm, duke thënë: “Ata vjedhin dhe pastaj ankohen. Kjo është ajo që bëjnë.”
Fjalët e Yamal kanë shkaktuar menjëherë polemika të nxehta në rrjetet sociale dhe pritet që të bëhen të pranishme edhe në media të tjera. Për momentin, as Real Madrid dhe as Barcelona nuk kanë reaguar për këtë deklaratë, por sulmuesi i ri mund të përballet me pasoja serioze nëse hetimi mbi akuzat hapet.
Nesër është 'El Clasico' i parë i këtij sezoni dhe duket se rivaliteti mes dy klubeve të mëdha të La Ligës do të jetë i ndezur jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.
Komente





